Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD protestë në Divjakë: Kryebashkiaku, tutor prostitutash në Itali

$
0
0
salianjiQindra demokratë dhe qytetarë të Divjakës protestuan sot para zyrave të Bashkisë duke kërkuar hetim për akuzat për shfrytëzim prostitucioni të ngritura ndaj kryebashkiakut Fredi Kokoneshi.

Protestës i është bashkuar edhe Partia Demokratike, sipas të cilës ka qenë vetë sekretari personal i Kokoneshit që ka deklaruar se shefi i tij ka qenë objekt procedimi për prostitucion në Itali, gjë të cilën kryebashkiaku nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sekretari i aksionit qytetar në PD, Ervin Salianji dhe eksponentë të tjerë të partisë kryesore të opozitës kërkuan që Kokoneshi të mbajë përgjegjësi për akuzat dhe fshehjen e të dhënave.

“Siç e shikoni, ne jemi në rrugëtimin tonë bashkë me qytetarët për t’i treguar Edi Ramës dhe qeverisë se ku i ka futur kriminelët që kemi prej 2 vitesh e gjysmë e që i kemi denoncuar si Parti Demokratike. Sot, ish-drejtuesi i Partisë Socialiste të zonës dhe miku i ngushtë i kryebashkiakut të Divjakës e ka akuzuar Fredi Kokoneshin si një person që në vitet 95-96 ka trafikuar dhe ka bërë tutorin për vajza në rrugët e Italisë. Në vetëdeklarimin e tij, Kokoneshi nuk e ka përmendur këtë dhe ne sot i bëjmë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet dhe t’i ndërpritet menjëherë mandati kryebashkiakut të Divjakës për deklarimin të rremë sipas ligjit të dekirminalizimit”, deklaroi Salianji.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143