Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Regimi i LSI për çimkën te Tahiri dhe një kerkesë speciale për Metën

$
0
0

MetaPër Lëvizjen Socialiste për Integrim, dyshimi për përgjimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shumë i rëndë dhe si i tillë kërkon një hetim serioz, madje edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Bërja transparencë e plotë, e zbardhjes së kësaj çështjeje dhe zbardhja e përgjegjësive pa hezitim për këdo, do të ishte përgjigjia e vetme dhe më e mirë për problemin. Duhet të jetë një hetim i cili do të zbulojë dhe do të zbardhë përgjegjësitë e gjithësecilit në një çështje të tillë, kaq serioze, pa dalluar askënd, qoftë ky ministër, zv.ministër, specialist i thjeshtë apo punonjës shërbimi, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë qoftë ky person politik apo person teknik”, deklaroi Vasili.

Insinuata e numrit dy të LSI-së është në pergjigje të informacioneve të pakonfirmuara, për një konflikt mes ministrit Tahiri dhe zëvendësit të tij të ri, Ilir Marko, i propozuar nga partia e Ilir Metës.

Ndërkohë për Ilir Metën vjen një kërkese shumë e veçantë në rrjet.

“Dua të pyes publikisht Ilir Metën: Pozitën e ke, paratë i ke, famën e ke, dashurinë e skrapallinjve(dhe jo vetëm e ke).. po pse dreqin nuk e nxjer atë video të ministrit të Ramës.. që dhe ne si popull të kemi diçka me ça të merremi?!”, shkruana me sarkazëm “Lolita” në Fb.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143