Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Anika Dokle ka për të gjithë, “thumbon” Roshin dhe Lu-në

$
0
0

LuVajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle e ka komentuar me tallje vendimin e Elvis Rroshit për t’u tërhequr nga vendimi për dorëheqje nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dokle pyet se ndoshta Rroshi nuk e mban mend dorëheqjen, ashtu sikurse nuk mbante mend dënimet në shtetin italian. Më tej Dokle shprehet se ky vend është bërë qesharak.

“Kur nuk mbante mend aresyen e denimit pse duhet te mbaje mend doreheqjen?

Hahahahaha…. Ky vend eshte bere qesharak!” shkruan Anika Dokle në rrjetet sociale.

Pak më herët ajo ishte marrë edhe me reformën në drejtësi dhe konkretisht me ambasadorin amerikan Donald Lu.

“Kot lodhesh o Donald Lu, qe hyn e del sa nga nje dere te tjetra per reformen ne drejtesi.

Nuk e ben dot kete reforme kjo klase politike!! E ke te kote.

Nje keshille per ty: o hy, o dil, se na i more mendte!”, shkruante ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143