Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Reforma/BE më e butë se SHBA-të, nuk e thotë qartë me kë e ka

$
0
0

Lulzim Basha dhe VlahutinNdërkohë që SHBA-të nëpërmjet një njoftimi zyrtar kritikuan sot opozitën për mungesë fleksibiliteti sa i takon reformës në drejtësi, ndërkohë që mbështetën qeverinë, Bashkimi Evropian, nëpërmjet selisë së tij diplomatike në Tiranë, edhe pse ka lëshuar njëkohësisht me SHBA-të një njoftim pak a shumë me të njëjtën gjuhë me pertnerët amerikanë, ngurron që ta thotë qartë se ndaj kujt adresohet kritika e tij.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.

Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi”, shkruhet në njoftimin e BE-së.

Ndoshta e intimiduar nga akuzat e opozitës, ambasadorja Romana Vlahutin ka zgjedhur që të tregohet më e butë dhe diplomatike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143