Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Gazetarët kundër Bashës: Emailet me Lu-në dhe krahasimi me Qamilin

$
0
0

basha2Pas qëndrimit të SHBA-ve që kritikuan hapur opozitën për mungesë vullneti dnaj reformës në drejtësi dhe mbështetën vendimin e qeverisë për ta dërguar për miratim në Parlament projekt-propozimin, nuk kanë vonuar reagimet e gazetarëve ndaj Lulzim Bashës.

Mero Baze i Temës, duke iu referuar një shrikimi të portalit pranë opozitës të Syri.net, ku thuhet se Basha ka forcuar pozitat kundër reformës në drejtësi, pasi ka siguruar edhe votat e dy aleatëve në Parlament, ato tw Dashamir Shehit dhe të Fatmir Mediut shkruan duke bërë folklor me një krahasim historik:

I thane Haxhi Qamilit: Duhet bere kujdes, se kemi kunder Austriaket dhe Inglezet, ne kete historine qe “Duam Baben” dhe jo Shqiperine.

-Sa te kem Ndroqin dhe Shijakun une or çun, s’me duhen keto katune qe thu ti, u pergjigj Haxhi Qamili”.

Ndërkohë, Denion Ndrenika i drejtohet liderit të opozitës si më poshtë:

Lulzim Basha tha se ka komunikime me email me ambasadoret. Le t’i publikoje tash nese mendon se e gjykojne gabim kur thone qe qeveria u tregua fleksibel e opozita nuk beri te njejten gje. Fjalet dhe tam-tamet jane kot. Nese ke c’thua, tregoji emailet qe te lexojme c’te kane ofruar ambasadoret e c’zgjodhe ti”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143