Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD i përgjigjet SHBA-ve/ Ngjela: Lu dhe Vlahutin hynë në histori!

$
0
0

Vlahutin-LuPërmes një monitori, Bylykbashi ka treguar email-et e dërguara nga misionet ndërkombëtare Euralius dhe Opdat, ku propozimi i PD për vendet e rezervuara renditet mes alternativave.

“PD zgjodhi modelin e vendeve të rezervuara. Ky model garanton përfaqësimin e opozitës në organet e drejtësisë, është modeli më i qartë, më transparent e që ka më pak gjasa për t’u kapur nga politika”, ka theksuar Bylykbashi.

Deputeti demokrat ka theksuar se, çështja e emërimit të funksionarëve në organet kolegjiale, e vetmja sipas tij që ndan palët, ishte edhe në fokus të takimit të 6 qershorit, Rama-Basha.

“Edhe në takimin e 6 qershorit ne e kemi bërë në mënyrë të detajuar e transparente propozimin tonë, model që nuk gjeti asnjë kundërshtim principial. Por kryeministri doli me një deklaratë të shkruar që thoshte se takimi dështoi, edhe pse PD tregoi gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje për moskapjen e drejtësisë nga cilado mazhorancë”, ka thënë Bylykbashi.

Sipas tij, “ai që pengon avancimin e reformës është pikërisht kryeministri dhe tani gjithçka varet prej tij”.

Por ndryshe e sheh situatën Spartak Ngjela.

Avokati i njohur e quan si një triumf qëndrimin e SHBA dhe BE dhe thotë se dy ambasadorët përkatës kanë hyrë tashmë në historinë e Shqipërisë.

Ja komenti i plotë i Ngjelës:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri deklaratën e duhur për fatin perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po kështu edhe ambasadorja e Bashkimit Europian.

Shqiptarët që sot fillojnë të besojnë realisht në ngritjen e dinjitetit të tyre dhe në vendosmërinë morale të aleatit të tyre të madh: United Sates of America.

Shqipëria po shkon drejt sigurisë së saj historike për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi: që do garantoje popullin dhe do ndëshkojë korrupsionin; që do të sigurojë shqiptarët në dinjitet dhe pronë dhe do të ndalojë abuzimin e çdo lloj politike korruptive.

Shqiptarët do t’i kujtojnë gjithmonë me mirenjohje ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Vlahutin. Këta të dy tani kanë hyrë në Historinë e Shqipërisë moderne. Dhe mos mendoni se është pak.

Shqiptarë: shijoni dhe vlerësoni në këto ditë që vijnë fitoren tonë historike për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143