Edi Rama dhe Saimir Tahiri i kanë shpallur luftë gjyqësorit.
Ata kanë akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj për një sulm në emër të pushtetit të qeverisë së kaluar kundër Drejtorit të Policisë Haki Çako.
Përfaqësueit e qeverisë në këtë drejtim janë në linjë me qëndrimin e SHBA-ve, që us hpreh sot se sistemi i korruptuar i drejtësisë në Shqipëri duhet të marrë fund.
Opozita po i akuzon për ndërhyrje në sistemin gjyqësor përfaqësuesit ekzekutivit, por SHBA-të nuk janë alarmuar nga qëndrimet e fundit të qeverisë, ndryshe do t’i kishin kritikuar ashpër, sikurse bënë sot me opozitën, të cilën e quajtën jo-fleksibël për sa i takon reformës në drejtësi.
Ndërkohë në rrjet nuk mungojnë thumbat dhe ironia.
Faqja në Fb “Lolita” shkruan: “Dikush t’i thote Saimir Tahirit te ndale presionet ndaj gjykatesve. Ti nuk e di cdo te thote te mbarosh Juridikun me nota te mira, te fitosh dhe te perfundosh Magjistraturen. Ti nuk e di sepse ke ngelur 6 here ne te Drejten Romake”.
Ndërkohë, Erla Mëhilli, zëdhënsja e Berishës, duke paraqitur një bvendim gjykate në rrjetete sociale, thekson: “Ky gjyqtari ‘kriminel’ paska liruar edhe babain e Tahirit! Po qe paskan te drejte keta! Ky qeka kriminel fare”.
Por më agresvi ndaj qeverisë është Bledi Mane, punonjës i administratës shtetërore.
“SHIK?-kontrollohet nga Berisha
Prokuroria?-kontrollohet nga Berisha
Gjykatat?-kontrollohen nga Berisha
Parlamenti?-bëhet çorap nga Berisha
Reformat?-nuk kalohen pa dhënë dakordësinë Berisha
Policia?-maskarohet dhe anatemohet nga Berisha
Shoqëria civile?-yshtet nga Berisha
Gazetaria?-dembele dhe aspak punëtore por referohet nga
Berisha
Përgjimet?-orkestrohen nga Berisha
Fishekzjarret në qiellin e Tiranës?-shpërthejnë nga Berisha
Dekriminalizimi?-projektuar nga Berisha
Faktori ndërkombëtar?-hallakatet nga Berisha
2 milionë vota brenda 2 vitesh dhe ju nuk menaxhoni dot as fitoret, as reformat, as krizat.
Më lini të ulëras fort duke u ofenduar: Ua shkë******a Rilindjen”, shkruan plot mllef socialisti Mane.