Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

KLD kallëzon penalisht ministrin Tahiri

$
0
0

CELET PANAIRI I POLICISE - Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, gjate celjes se panairit te Policise se Shtetit, ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit"./r/n/r/nFAIR OF THE STATE POLICE - Interior Minister, Saimir Tahiri, during the opening of the fair of the State Police, at the Boulevard "Martyrs of the Nation".

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është takuar në një mbledhje jashtë radhe këtë të shtunë për të vendosur kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në njoftimin e publikuar përmes faqes së internetit thuhet se mbledhja është thërritur nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

“Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti, por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari Arjan Aliaj është vendosur në qendër të kritikave të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështje e pajisjes përgjuese.

/ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143