Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohen sot në orën 11:00 për të arritur konsensus për reformën në drejtësi.
Ka qenë ftesa e kryeparlamentarit Meta për të patur një takim me Bashën, pas dështimit të negociatave të kryedemokratit me Kryeministrin Edi Rama 1 javë më parë.
Për të bërë të mundur takimin mes Metës dhe Bashës, ka ndërhyrë në mes eurodeputeti Eduard Kuka, i cili ka folur me kryeparlamentarit duke parë se mosmiratimi i reformës në drejtësi rrezikon rrugën europiane të Shqipërisë.
Mbetet për t’u parë nëse do të gjendet gjuha e përbashkët në takimin e sotëm mes Metës dhe Bashës, që do të zhvillohet në hotel “Rogner” në orën 11:00.