Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Xhelal Mziu, Keltis Kruja dhe Ylli Rakipi bashkë në Francë, komenti pikant i Erjon Braçes 

$
0
0

mziu

Një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë ndodhen në Francë, duke ndjekur ndeshjet e kombëtares.

Shpesh ka pasur përplasje të forta për sa i përket ikjes së tyre në Francë, madje edhe protesta pasi në Shqipëri tashmë as Televizioni Shqiptar nuk i transmeton ndeshjet, edhe pse është televizion shtetëror, ndërsa politikanët i ndjekin ato live nga stadiumi.

Në takimin e djeshëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu së bashku me deputetin demokrat Keltis Kruja.

Ndërsa nuk mungoi as një koment pikant i deputetit të PS-së Erjon Braçe.

“Si ka mundësi që kudo ju bien biletat bashkë këtyre?”, komenton Braçe në foton e publikuar nga zëdhënësi i prefektit të Tiranës.

Nuk dihet nëse Braçe e ka me Krujën edhe Mziun apo edhe me gazetarin Ylli Rakipi i cili ndodhet pranë tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143