Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë ekskluzive për revistën Mapo, rrëfen për herë të parë se përse vendosi të largohej nga qeveria e Sali Berishës.
“Kur arriti pikën që unë nuk e duroja dot më, u prishëm dhe kaq. Ne nuk u prishëm për ndonjë pazar me njëri- tjetrin, por ne të dy ndamë rrugën politike”.
“Nuk mendoj se Berisha më ka zhgënjyer mua. Unë besoj se Berisha ka zhgënjyer shqiptarët dhe kjo për mua është e dhimbshme. Sepse Sali Berisha, me gabimet shumë të mëdha që bëri në mandatin e tij të dytë qeverisës, krijoi të gjitha mundësitë që në krye të Shqipërisë të vinte Edi Rama. Dhe ky është një dëm shumë i madh që Berisha u ka bërë shqiptarëve. Po të qeveriste ndryshe Berisha, as PD-ja nuk do të katandisej aty ku u katandis. PD-ja u bë neveria e shqiptarëve dhe ky është krejtësisht faji i Sali Berishës”, shprehet Mustafaj.
Për mazhorancën aktuale thotë se është thjesht si partiturë pa kodin e saj harmonik.
Protagonizmi i Edi Ramës, për Mustafajn, është ekzibicionizëm që nuk prodhon aksion politik.
E sheh kryeministrin e vendit thjesht si një njeri që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, duke u ngritur mbi rëndësinë e rezultatit.
Lexoni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: