Sot ka qenë një ditë përcaktuese lidhur me reformën në drejtësi.
Ilir Meta ua la topin dy partive më të mëdha.
Bini dakord dhe ne e votojmë reformën, tha kreu i LSI.
Lulzim Basha vazhdon të kërkojë ruajtjen e status quosë, ose më saktë, një sistem si ai aktuali, ku kandidatët e institucioneve të drejtësisë përzgjidhen nga politika.
Edi Rama dhe ndërkombëtarët janë për projektin që garanton një sistem ku sistemi i drejëtsisë nuk ka më asnjë lidhje me politikën pas miratimit të ligjit për të.
Ndërkohë kanë nisur spekulimet.
Bledi Mane ka publikuar një listë me emrat e PD që sipas tij do ta votojnë reformën.
“Opozita e trembur dhe e dyzuar mes doktorit dhe ambasadorit duket se humbi deri mot mbështetjen nderkombetare. Sjellja e saj pa by*e e pa verteber ua sosi nderkombetareve durimin. Sot vizita e ministrit te jashtem gjerman dhe perpjekjet finale te ambasadoreve Lu dhe Vllahutin sheshuan protagonizmin mes Rames dhe Metes dhe i treguan dhembet opozites. Ne seancen parlamentare te 7 korrikut mazhoranca voton reformen ne drejtesi nderkohe qe faktori nderkombetar tashme ka siguruar edhe votat nga e djathta:
Deputetet Astrit Veliaj, Sherefedin Shehu,Eduard Halimi,Agron Duka,Eduard Selami,Mesila Doda,Ridvan Bode, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Majlinda Bregu, Florion Mima dhe Mirela Furracaku do te japin shembullin me te mire sesi reformat jetike ngrihen mbi barrierat politike sharlatane.
Sjellja kokeforte e opozites ndaj nderkombetareve duket se do te kete kosto elektorale edhe ne zgjedhjet parlamentare te parakohshme qe mund te mbahen ne fillim te prillit 2017”, shkruan socialisti Mane.