“Nuk është Jugu i Francës. Eshtë Himara e rilindur falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, shkruante kryeministri Rama një ditë më parë në rrjetet sociale duke postuar një video të shëtitores së re të Himarës.
Por banorët e Himarës ankohen se shëtitorja vetëm sa ka shtuar sipërfaqen e betonit, duke zënë edhe ranishten.
Sipas tyre, shëtitorja e vjetër ka qenë më funksionale sesa e reja dhe më në harmoni me zonën.
Për më tepër gjykoni vetë nga fotoja, ku sipër duket si ka qenë dhe poshtë si është shëritorja e rilindur Himarës, të cilës i janë shtuar edhe ngjyrat e ndezura të fasadave të disa pallateve.