Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Vijon hija e Nanos, kësaj here bie mbi PD-në

$
0
0

fatos nanoFatos Nanon gjatë këtyre dy viteve të fundit më shumë e ka mbajtur gjallë në arenën politika dëshira e të tjerëve që ai të rikthehet, se sa vetë vullneti i tij për të qenë aktiv si dikur.

Por muajin e fundit Nanos së vërtetë i është dëgjuar zëri me rastin e ditëlindjes së Partisë Socialiste, ku nuk ngurroi të lëshonte akuza të rënda ndaj lidershipit “Rilindas”.

Nano kësaj here duket se vjen indirekt, përmes fjalëve të mikut të tij të afërt dhe këshilltarit të tij Ilir Kulla.

Kulla, referuar një shkrimi ku një ndër figurat rinore të PD-së kërcënonte Edi Ramën me kokë, shfaqte njëfarë sakrkazme dhe skpeticizmi ndja figurave të reja demokrate.

Por Kulla e bën një gjë të tillë në formë mallëngjimi dhe si një thirrje indirekte për PD-në që të rikthehet në kohërat e saj të arta për t’i bërë opozitës qeverisë Rama, ashtu siç bënte dikur me qeverinë Nano.

“PD dikur i kishin lezet kercenimet jo per gje po i benin burra qe e mbanin fjalen nga Gjeneral Shaba e deri te kapterrat e vegjel neper zona te thella. Sot keta qe kercenojne e kane zerin e holle e floket me gel dhe mbi te gjitha kane arme te renda neper rrjete sociale”, shkruan Kulla.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143