Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kavajë apo Amsterdam? Ja tenderi i përfolur 3 mln euro i Rroshit

$
0
0

kavajaVetëm dy ditë para se kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi të linte dhomat e shoqërimit tek Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë bashkisë Kavajë, ka shpallur firmën fituese të tenderit 3 milion euro, për pastrimin e përroit të Leshniqes, në fshatin Qerret.

Kompania fituese e këtij tenderi, që do kryejë punimet për rehabilitimin e përroit, është subjekti “Vëllezerit Hysa” me qëndër veprimi në Elbasan.

Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001.

Sipas bashkisë së Kavajës, kompania do i jepte jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit, shkruan shqiptarja.com.

Në fotot e mëposhtme duket projekti ambicioz por edhe me shifra të majme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143