Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Enver Hoxha, Haxhi Qamili, Sali Berisha, Perëndimi dhe Reforma në Drejtësi

$
0
0

ngjela1Nga Spartak Ngjela

Mos mendoni se nuk janë të lidhur. Janë antiperëndimorët sui generis të Shqipërisë që vijojnë ende të jenë prezent në Shqipëri. Por tani janë në grahmat e fundit. Otomanizmi shqiptar po jep shpirt.
Kanë rënë brenda: Haxhiu dhe Enveri kanë humbur në përbuzjen e kohës historike. Njërin e likuiduan shqiptarët, tjetrin e fshinë nga kujtesa po shqiptarët perëndimorë. Kurse, këta otomanë të fundit që i kemi nëpër këmbë, do t’i fshije Reforma në Drejtësi.
Kjo është arsyeja që Reforma do te miratohet në Parlamentin shqiptar.
Po ç’shtë otomanizmi? Njëlloj si korrupsioni shqiptar ala Berisha dhe ala Meta. Banditizmi familjar i pashallarëve, që emëronin familjarët dhe fshatarët e tyre në administratë, i lëshonin për të vjedhur popullin, dhe pastaj paguanin Porten e Lartë, dhe të tjerat i ndanin me administratën fisnore. Edhe gjyqet, pashai i drejtonte: domerhene Saliu… domerhene Meta… dhe të gjithe ata që kanë kaluar si këta.
Kjo Reformë amerikano-europianoperëndimore është shpronësimi i grabitësve të popullit. Këtë kërkon të bëjë Reforma shqiptare në Drejtësi… domethënë Amerika… domethënë Bashkimi Europian.
Po otomanët moderne?
Nuk kanë më asnjë shpresë. Shqiptarët do votojnë pro Amerikës. ..domethënë kundër neootomanizmit shqiptar.
Prisni të qetë dhe shpresoni realisht.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143