Takimi i palëve i paralajmëruar për në orën 16:00 në selinë e Kuvendit ka nisur.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Kryesinmë e Kuvendit duke u futur nga hyrja e pasme me automjetin e tij. Menjëherë pas tij është parrë të mbërrijë në Kryesi edhe kryetari i PD-së, Lulzim basha që ka hyrë nga dera kryesore përballë kryeministrisë.
Burime nga Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë të ditur se, kreu Ilir Meta i ka pritur palët në orarin e caktuar.
Në Kryesinë e Kuvendit janë parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por nuk duhet nëse ata do të jenë pjesë e takimit ose jo.