Shpëtim Gjika, ish-kryetari i bashkisë Vlorë për 12 vite me radhë po shijon në maksimum pushimet larg jetës politike edhe pse shpesh herë nuk i kursen as komentet për pasardhësin e tij në krye të Vlorës. Në këto ditë të nxehta të verës Shpëtim Gjika është frymëzuar nga Presidenti Bujar Nishani duke hequr mustaqet, detaj ky që nuk është vënë re prej disa javësh.
Edhe pse me anë të postimeve në rrjetet sociale, Gjika na tregon me detaje çdo ditë të jetës së tij. “Unë e kisha me shaka kur thashë që, mqs jam në Pogradec dhe akoma nuk kishte filluar punë kryetari, thashë mos ngecja këtu. Do t’i që e morën seriozisht këta dhe sot e konstituan dhe këshillin, dhe kryetarin e ri! Nuk më ngelet gjë tjetër, veç tu uroj punë të mbarë dhe suksese!
Dhe, sigurisht, me ‘bisht në shalë’, të kthehem në Vlorë”, shkruan Gjika duke ironizuar. Edhe pse me pushime, nuk arrin dot të heq vëmendjen nga politika.
Kujtojmë se, vetëm pak javë me parë i dorëzoj detyrën e re Dritan Lelit, ku nuk mungoi dhe një urim special gjatë konstituimit, një gjest qytetar që rrallë ndodh në jetën politike shqiptare./Shqiptarja.com