Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e konsensusit mes opozitës dhe mazhorancës për të miratuar nesër në Kuvend reformën në drejtësi.
Meta ka shprehur vlerësimet për Partinë Demokratike dhe për eurokomisionerin e Johannes Hahn.
“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”,- thotë kryetari i Parlamentit Ilir Meta.