“Sot jam edhe më e bindur se kam vepruar drejtë bashke me kolegët, sa herë kam thënë se nuk duhet të ketë më asnjë lëkundje për votën pro reformës në Drejtësi, pro Shqipërisë, pro shqiptarëve.
Drafti final që do të votohet nesër është versioni I përmirësuar nga ekspertët e PD, por nuk do ishte I tillë pa mbështetjen e pakursyer të aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE”.
Kështu do të shprehej sot deputeteja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu.
Ajo dhe kolegët Astrit Patozi dhe Eduard Selami, ishin të vetmit në PD se e paraprinë vendimin e partisë së tyre për ta votuar reformën, duke u shprehur se vota e tyre do të shkonte për reformën në drejtësi.
Sipas Mero bazes “Në PD, njerezit më të urryer nga Basha e Berisha sot, janë ata që ishin pro reformës, Selami, Bregu Patozi etj. Kjo shpjegon pse u dorëzua!”.
Keti Bazhdari shkon edhe më tej duke shkruar:
“Më falni për mungesën e taktit, por sa kohë një person negativ, ish sigurims si Berisha të jetë aktiv politikisht, vetëm të zeza do ketë Shqipëria dhe Partia Demokratike, përfaqesuese e një pjese të kosiderueshme të elektoratit shqiptar. Prandaj gjej rastin, pavarësisht bindjeve te ndryshme politike, të falenderoj 3 zotërinj të nderuar, znj. Majlinda Bregu, z. Eduard Selami dhe z.Astrit Patozi, të cilët edhe pse me sakrificë, patën kurajon civile dhe iu kundërvunë zgjedhës së këtij individi të zi dhe marjonetës së tij, pockerface-it Basha që ishin gati ta mbanin Shqipërinë peng dhe të izoluar nga bota, vetëm për të shpëtuar… vehten. Krahas presionit të pandërprerë të ndërkombëtarëve ndaj dy hajdutëve SHQUP-istë, është meritë e këtyre 3 demokratëve që treguan vlerat e tyre qytetare, duke i dhënë mbështetjen pa kushte një reforme vetëm për shqiptarët, pa asnjë anësi politike dhe që ka në fokus kryesor luftën ndaj krimit të organizuar politik nga themeli. Ishin këta 3 zotërinj që i shpetuan fytyren Partisë Demokratike duke e detyruar udhëheqjen ilegjitime të kësaj partie të ulet në… divan dhe të pranojë si fiskja kushtet e ndërkombëtarëve, për të mirën e demokratëve dhe të mbarë shqiptarëve. Megjithë gërrthitjet ultras-e të dyshes së urryer, Berisha-Basha, të cilët po mundohen të mjegullojnë situatën për të fshehur shenjat e darës që u shterngoi… dhe i uli në divan, reforma në drejtësi ngelet e paprekur dhe e qartë si ditën që erdhi znj. Nuland në Shqipëri”.