Deputetja e Partisë Demokratike Liljana Elmazi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket Armando Prenga dhe Aqif Rakipi në kafen e Kuvendit në pritje të votimit për reformën në drejtësi.
“Te kafja e parlamentit po pret per te votuar Reformen ne drejtesi dhe deputeti socialist qe eshte ne arrest shtepie per plagosje te katerfishte ne komisariatin e policise se Kurbinit, e ka thirrur Rama! Turp!”, shkruan ajo.
Ne fakt masa e ndalimit per Prengen eshte “detyrim paraqitjeje”, pasi ne rastin e “arrestit te shtepise”, ai nuk do mund te levizte dot prej baneses se tij.
Ndërkohë, Ish-zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në Facebook, thumbon Majlinda Bregun, edhe pse nuk ja përmend emrin.
“Ç’nënkuptohet me burrë në Shqipëri? Po me gratë si burra çfarë kuptojmë?”,- shkruan Bardhi.
Siç duket Silvi Bardhi e ka me deklaratën e Bregut për burrat politikanë, që sipas saj janë bërë si gra.