Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kukan përshëndet miratimin e reformës: Tani zbatojeni

$
0
0

kukanEurodeputeti Eduard Kukan përmes dy postimeve në rrjetin social “Twitter” përshëndeti miratimin unanim të reformës në drejtësi në Parlament, e cila u votua në orët e para të së premtes.

“Përshëndes miratimin unanim të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi në Parlamentin shqiptar mëngjesin e sotëm”, shkroi fillimisht Kukan.

Eurodeputeti gjithashtu ftoi për zbatim të reformës, si rruga e vetme për një drejtësi të pavarur e të përgjegjshme e cila do t’i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme. Hap rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, vijoi Kukan./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143