Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama bën kosh në kryeministri. Baze: Po të mos ishin ambasadorët…

$
0
0

ramaPasi sulmoi dje Partinë Demokratike pas miratimit me 140 vota në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për mungesë vullneti dhe për dorëzimin vetëm në momentet e fundit, Edi Rama ka publikuar sot në mbrëmje një video nga oborri i kryeministrisë, ku në mënyrë të përsëritur jepet realizimi i një koshi nga ana e tij.

Ky gëzim vjen pasi kryeministri i dhuroi ditën e hënë pushim të gjithë administratës publike për “lodhjen” e madhe të reformës në drejtësi.

Ndaj këtij vendimi nuk është pajtuar Kuvendi dhe në fakt Ilir Meta ka lënë një seancë për ditën e hënë.

Por ndërkohë analisti Mero Baze nuk sheh ndonjë meritë të madhe të Ramës te arritja e konsensusit për reformën.

Shkruan ai:

Në çdo shkrim timin për një vit e gjysëm kam mbështetur miratimin e saj, por thellë-thellë, kam qenë i bindur se Sali Berisha nuk do ta lejonte. Dhe nuk u zhgënjeva me Berishën. Duke pasur besim të thellë se ai do të bënte gjithçka që të refuzonte reformën, kam bërë Kasandrën sa herë bëhej fjalë për konsesusin e tij, biles dhe kur Lulzim Basha thirri fitore.

Por ai më në fund u dorëzua. Dhe këtu nuk ka asnjë meritë, as Edi Rama, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Fatmir Xhafa, por thjeshtë dhe vetëm dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Gjatë rrugëtimit të tyre për të arritur mbështetjen për reformën, nga dita e parë deri në minutat e neveritshme të 21 korrikut, kur u mbyllën në Kuvend për 5 orë, ata kanë marrë vendime shumë të vështira, shpesh herë antidiplomatike dhe janë përballur me akuza të rënda personale, familjare, seksuale dhe kriminale. Shtypi i Berishës e shpalli Donald Lu një ambasador të korruptuar, ndërsa numëronte dashnorë hipotetikë për zonjën Vlahutin.

Hapi i parë i dy ambasadorëve, ishte marrja përsipër e reformës në përmbajtje nga SHBA dhe BE. Në mes të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ambasadori Lu mbajti fjalimin e parë në shqip për reformën, ku theksoi se SHBA dhe BE mbështet përmbajtjen e reformës dhe kërkon miratimin e saj.

Po të mos ishin ata dy ambasadorë, përmbajtja do njollosej dhe do quhej siç tentohej të quhej, si vepër e Fatmir Xhafës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143