Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Deputeti “Kaubojs” Ndocaj tani aktor filmi, ja çfarë rroli ka…

$
0
0

ndocajjj (1)Duket se deputeti i Parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj, përpos politikës, ka dhe një pasion tjetër. Ndocaj këtë herë ka vendosur të eksperimentojë në botën e artit, konkretisht në aktrim.

Ky fakt është bërë i ditur nga faqja zyrtare e deputetit ditën e sotme, nëpërmjet disa fotografive nga ajo që duket se është vendi i xhirimeve.

“Sot, siç shihet zyra e deputetit Ndocaj në Shëngjin është kthyer në një shesh xhirimesh! Çfarë po ndodh? Mos deputeti Ndocaj po xhiron një film? Ndoshta Ndocaj është aktori kryesor i një filmi? Së shpejti!!! Deputeti Ndocaj edhe aktor!”,- shkruhet në profilin në Facebook.

Ajo që nuk dimë është nëse deputeti Ndocaj do braktisë politikën për t’u bërë pjesë e kësaj fushe, apo do t’i bëjë të dyja njëkohësisht.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143