Pas këngës që të rinjtë e LRI-së i kushtuan Ilir Metës, duke e quajtuar “burrë shteti” që bëri të mundur gjetjen e konsensusit për reformën në drejtësi, xhelozia ka shpërthyar në forumin tjetër rinor të koalicionit qeverisës, FRESSH.
Anëtarë të “zellshëm” të këtij forumi të njohur tashmë për bëmat e krerëve të tij, nuk kanë kursyer dozat e ironies dhe cinizmit ndaj bashkëmoshatarëve të LRI-së.
Eljo Hyska, Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH), njëkohësisht edhe vëllai i moderatorit dhe këngëtarit Turjan Hyska, e quan LSI-në “parti komuniste” duke përdorur satirën dhe ironinë.
Ja statusi në Facebook i Sekretarit të FRESSH-it, Eljo Hyska:
“Gjyshja : Nipçe ti je mo?
Lri-isti : E neno, sa erdha.
Gjyshja : Te pash ne internet mo, sa bukur po i kendoje krietarit tu befte nena tu befte. Keshtu te do nena.
Lri-isti : E neno, u bem me shoket e i kenduam. E tundem Jalen!
Gjyshja : U te keqen nenua! Me hoqet mallin e partise time!”