Mijëra emigrantë nga Ballkani i janë drejtuar muajt e fundit Gjermanisë në kërkim të një azili duke e parë si shpresën e vetme për një jetë normale.
Shqipëria dhe Kosova janë dy nga shtetet me më shumë azilkërkues në Ballkan dhe i kalon vetëm Siria e prekur nga lufta.
Sipas kanalit të njohur “Deutsche Welle” faji është i politikanëve të Ballkanit.
“Liderët e Ballkanit kanë dështuar në krijimin e një perspektive”, thuhet nga kanali gjerman.
Varfëria e skajshme dhe mungesa e perspektivës janë shkaqet që çojnë çdo ditë qindra azilkërkues në Gjermani.
Por Merkel në vizitën e saj në Tiranë tha se mundësitë e pranimit të azilkërkuesve nga Ballkani janë afër zeros.
Javët e fundit në Shqipëri ka nisur rikthimi i azilkërkuesve nga Gjermania.
Ata janë tejet të zhgënjyer nga kushtet nëpër kampe dhe zvarritja e procedurave.