Kryeparlamentari Ilir Meta ka drekuar sot me ish-Presidentin Rexhep Meidani, si dhe ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Në përfundim të drekës, Kokëdhima tha për mediat se, takimit nuk duhej t’i jepej ngjyrim politik, ndërsa shtoi se, koalicioni PS-LSI ka probleme.
I pari që doli dhe foli për këtë takim, ka qenë ish-deputeti dhe ish-miku i Edi Ramës, Koço Kokëdhima. Ky i fundit duke folur për median, u shpres se ishte një takim miqsh.
“Takimi ynë ishte një takim mes miqsh. Koalicioni ka probleme, por mund të zgjidhen. Dy partitë do kenë aftësi t’i zgjidhin problemet që kanë midis tyre”,- tha Kokëdhima.
Sipas tij, PS dhe LSI-ja janë pjesët sinjifikative të së majtës dhe do t’i zgjidhin problemet mes tyre.
“PS e LSI janë pjesët më sinjifikative të së majtës e për këtë gjë ata do ti zgjidhin problemet mes tyre”,- u shpreh Kokëdhima pas drekës.
Ish-deputeti socialist është në një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Edi Rama, që pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.
Mësohet se ish-Presidenti Meidani ka lënë pushimet në Pogradec për të drekuar me Metën.
Ajo që diskutohet në korridoret e medias dhe politikës këto ditë të nxehta në Tiranë, është se, Meidani përflitet si kryeministër i një qeverie teknike në shtator, pasi LSI mendon të tërhiqet nga koalicioni qeveritar.
Për rishikim të marrëdhënies me LSI-në foli disa ditë më parë edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.