Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të dërguar nga një qytetar, i cili pretendon se Ministria e Arsimit ka ndryshuar kuotat e pranimit për në universitet, për të favorizuar universitetet private.
“Edvin Shullazin dhe konfidenten e tij, Linda Nikollen për favorizimin kundrejt ryshfeteve te medha universiteteve private duke ulur ne kundërshtim me ligjin kuotat ne universitetet publike dhe rritur tarifat e regjistrimit”,- shkruan Berisha.
Më poshtë denoncimi:
“Miredita doktor, jam nje prind qe duke u interesuar per djalin për t’u futur në universitet dhe në interesimin e siper konstatoj se Rama dhe Linda kane shitur tek universitet private kuatat e universiteve publike. Per kete qellim. MAS ka krijuar nje situate te paprecedent, duke nderuar kritere dhe menyrat e llogaritjes disa here, duke krijuar nje situate ende te paqart sesi do te llogariten fituesit.
Jo qe nuk eshte me kriter merite prefetence por MAS ka krijuar nje skandal te vërtetë dhe duke nderhyre prane senateve duke rritur tarifat dhe duke ulur kuotat. Psh eshte e sigurte se ne Senatin e UMT (universiteti i mjekesise) date 29.07.16 ka bere nderhyrje te tilla.
Nesër po përpiqem të bëj verifikimet në lidhje me këtë info dhe Ju bëj me dijeni menjëherë. Me respekt.D.H”.