Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Detajet e tmerrit! Schulz: Na mbush me turp Masakra e Borovës

$
0
0

schulzPresidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, e nisi fjalimin e tij në Parlamentin e Shqipërisë duke përkujtuar nisjen e Luftës së Parë Botërore, një shekull më parë, nga një shkëndijë në rajonin tonë.

Duke folur për tmerret e luftës, gjermani Schulz përmendi edhe Masakrën e Borovës.

“Gjermanët vranë barbarisht gra e fëmijë si hakmarrje ndaj partizanëve. Ky akt na mbush me turp. Ne do e mbajmë gjallë kujtimin e viktimave. Nuk do harrojmë kurrë guximin dhe humanizimin e shqiptarëve, që shpëtuan fqinjët e tyre hebrenj nga deportimi,” tha Schulz, ndërkohë që ligjvënësit shqiptarë e duartrokitën.

“Në vitin 1944 vendi juaj u çlirua, por liria nuk erdhi. Për gjysëm shekulli Shqipëria do vuante barbarisht,” tha Schulz.

“Çerek shekulli më parë, shkëndija e lirisë ndriçoi Europën. Edhe në Tiranë ishin studentët që dolën të parët në rrugë. Sot na duket e vetëkuptueshme që këto lëvizje mund të kishin një fund të mirë, por ky është këndvështrimi i sotëm,” tha Schulz, duke theksuar se gjërat mund të shkonin edhe më keq.

“Duhet të luftojmë kundër rikthimit të forcave që e kanë shkatërruar Europën. Afrimi i Shqipërisë dhe Serbisë është në këtë frymë. Për këtë nisëm dua t’ju falenderoj zoti kryeministër,” theksoi Schulz.

Më pas ai foli për nevojën e dialogut në politikë dhe mes palëve, duke nënvizuar klimën konfliktuale në politikën shqiptare. Ai solli shembullin e fundit, kur Europa arriti një marrëveshje për shpëtimin e Greqisë.

“Ne bisedojmë shumë gjatë derisa të gjejmë një zgjidhje.

Këtë e them sinqerisht pas samitit të fundjavës, që ishte një proces sfilitës, por cila ishte alternativa ndaj konsensusit dhe dialogut? I forti që i imponohet të dobëtit? Këto nuk janë alternativa. Nëse mendojmë për konfliket e të shkuarës, duhet t’i marrim me gëzim negociatat, që mund të zgjasin me net të tëra,” tha Schulz.

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Schulz tha: “Duhet të vijojmë punën së bashku pasi PE-ja angazhohet për perspektivën europiane të Ballkanit. Në mars u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë Me Shqipërinë dhe i bëj thirrje klasës politike shqiptare të vazhdojë me reformën në sistemin e drejtësisë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143