Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar sot drekën e një dite më parë me ish-presidentin e Republikës, Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima.
Sipas tij drekën me Meidanin e kishte planifikuar, ndërsa Kokëdhima erdhi rastësisht në ambientet e hotel “Grand” në ish-Bllok.
“Kam pasur një drekë me profesor Meidanin dje. z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, se rri te hoteli, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar”,- tha Meta.
Sa i përket koalicionit qeverisës me PS-në, ai u shpreh se qeveria vazhdon punën në përmbusjhe të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë
“Koalicioni duhert të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse, e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer.
Meidani Kryeministëri i qeverisë teknike? Pyetje e pavend sepse nuk qëndron. Nëse ka të bëjë me propozimin tim, ishte me qëllimn për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën në drejtësi”,- tha Meta.