Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pse ka dy ditë që i mëshon Berisha këtij raporti “sekret”?

$
0
0

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar, konkursin e pranimeve në Shkollën e Policisë. Sipas tij, referuar një raporti të plotë, ky konkurs ka qenë një farsë, e Ramës dhe Tahirit, që ndryshuan vendimin në mesin e zhvillimit të tij.

“Konkursi në Shkollën e Policisë, sipas të mirinformuarve për zhvillimin e tij, ishte një farsë e neveritshme korruptive, në të cilin nuk u zbatuan rregullat, dhe Rama me Sajmir Shullazin ndërruan vendimin e qeverisë në mes të zhvillimit të tij vetëm e vetëm për të eliminuar të aftit, dhe që aty të fitonin mbi bazën e mikut dhe korrupsionit ata të cilët nuk e meritonin të vishnin uniformën e policit. Duke falënderuar zotin K. S., për raportin e hollësishëm që më ka dërguar për këtë farsë të turpshme të manipuluar me ndihmën e Ramës nga Tahiri, që ndryshoi tre herë fakultetin për të marrë një diplomë, po e botojmë më poshtë raportin e tij për ata që janë të interesuar!”, shkruan Sali Berisha në “Facebook”, ndërsa publikon të plotë raportin denoncues.

Denoncimi i Berishes ndaj MPB-se dhe ministrit Tahiri vjen ne te njejtin moment, kur dikasteri i ketij te fundit ka hedhur drite mbi nje skandal te supozuar lidhur me pasaportat dhe qe ka te beje me periudhen kur ka qene Minister i Brendshem Lulzim Basha.

156 mije pasaporta per minorenet jane leshuar me afat 10-vjeçar, nderkohe qe ligji kerkonte nje afat 5-vjecar per ta.

Ky dem perllogaritet ne 11.5 milione euro.

Sidoqofte pasi e publikoi dje Berisha e ka ripostuar edhe sot “Raportin” lidhur me ate qe ai e quan skandal ne  Akademine  e Policise.

RAPORTI
Shkolla bazë e formimit policor ,“Patrullë e Përgjithshme”
Grada, Inspektor
Kohëzgjatja, 6 muaj formim teorik, 3 muaj formim praktik
Numri i aplikantëve, +9800
Kuota e lirë 1000 aplikantë (500 femra dhe 500 meshkuj) , ndarë në dy seksione nga 500 kursantë nga 6 muaj secili.

Konkurset dhe kriteret për pranimin në shkollën e Policisë.
1. Test me shkrim 100 pyetje 100 pikë në total. Për të vijuar më tej duhet të kalohet pragu 60 pikë që ti nënshtrohesh testeve të tjera.
2. Testi fizik. Disiplinat 300 m, 2400 m, muskuj barku, pompa, kërcim vertikal.
3. Intervista me gojë. Tri pyetje, secila nga 10 pikë, në total 30 pikë. Dy anëtarë në komision të cilët bëjnë vlerësimin dhe në fund mesatarja e të dy anëtarëve shumëzohet me numrin periodik (1.666667)
4. Renditja përfundimtare

Po çfarë ndodhi në të vërtet?!
Pragu minimal i kalimit në testi me shkrim u ul dy javë përpara se të vijohej me testimet e tjera. Arsyeja?!
Ulja e standardit për të pranuar të paaftët.
Testi fizik?!
Në rregullore është e parashikuar me pikë, ndërsa në realitet u bë pa pikë vetëm kalues ose jo. Kjo nuk dihet, por me ketë linjë logjikë, i pari dhe i fundit kalues janë të barabartë.
Intervista me gojë?!
Këtu kemi të bëjmë me anën më subjektive të këtij procesi. Dy anëtarë komisioni, 3 pyetje në total. Përgjigjet nuk arkivohen një asnjë vend dhe vlerësimi është subjektiv, këtu merr jetë institucioni i mikut. Maskarada më e madhe në këtë shkollë është bërë në këtë fazë të testimit. Nuk ka përgjigje sesa pikë merr, lajmërimi bëhet pas dy javësh ku duhet pritur përgjigja dhe dalja e listës përfundimtare. Provat janë në materialin vijues me një analizë statistikore.

Më poshtë po japim analizën statistikore dhe paraqitjen grafike të aplikantëve fitues sipas kategorive, të cilat mbështesin argumentin e mësipërm, duke e bërë të qartë se i gjithë “çelësi i suksesit” të vlerësimit ka qenë testi me gojë.
gr1

Nga grafiku shihet qartë se sa më shumë rritet vlerësimi me shkrim për kandidatët, aq më pak fitues me pikë të plota ka në intervistën me gojë. Pra, pikët me shkrim janë në raport të zhdrejtë me pikët me gojë.
Konkurrentë me pikë maksimale (100) me shkrim nuk ka. I renditur në vend të parë është konkurrenti Diamant Margjeka me 86 pikë (sipas listës zyrtare të afishuar). Nuk ka asnjë konkurrent në segmentin 86-100 pikë me shkrim. Janë vetëm 8 konkurrent në segmentin mbi 80 pikë.
Atëherë, si ka mundësi që të ketë 137 konkurrentë me pikë të plota me shkrim (30), nga të cilët rreth 80 % (109) janë në nivelin nga 50 deri në 59 pikë me shkrim?
gr2_copy_2Në këtë grafik spikat përsëri raporti i zhdrejtë midis pikëve me shkrim dhe atyre me gojë, pra sa më shumë rriten pikët me shkrim aq më shumë zvogëlohen aplikantët fitues me pik-avarazh të lartë me gojë (28.5-29.5).
Edhe ky vlerësim ekselent me gojë iu është rezervuar përsëri aplikantëve me pik-avarazh të ulët në testimin me gojë.
Kategoria midis 50-59 pikë me shkrim ka rreth 60 % të fituesve me 28.5-29.5 pikë në intervistën me gojë.
gr3Edhe në këtë grafik kemi raport të zhdrejtë midis pikëve të fituara me shkrim dhe atyre të fituara me gojë.
Logjikisht do të duhej që kolonat e pikëve me mbi 70 pikë apo mbi 80 pikë me shkrim, të kishin edhe numrin më të madh të fituesve të kësaj kategorie (27-28 pikë me gojë).
gr4

Po ashtu, edhe këtu kemi të njëjtin raport të zhdrejtë, gjë që logjikisht duhej të ishte që kolonat e pikëve me mbi 70 pikë apo mbi 80 pikë me shkrim, të kishin numrin më të madh të fituesve të kësaj kategorie (24-26.5 pikë me gojë).
gr5

Në këtë grafik paraqitet raporti në përqindje midis pikëve me shkrim dhe atyre të intervistës me gojë.
Frekuenca më e lartë në kategorinë 21 deri ne 23.5 pikë te intervistës me gojë është tek kategoria 70-79 pikë në testin me shkrim.
Këtu vlerësimi i bërë është afërsisht në të njëjtin trend, si në testin me shkrim, ashtu edhe në intervistën me gojë. Këtë pamje duhet te kishin afërsisht edhe grafikët e mëparshëm, duke u përputhur kategoritë.

Shpërndarja e fituesve të Shkollës së Policisë në bazë të pikëve të grumbulluara në testin me shkrim.
pol2

Përsëri vihet re se trendi i fituesve nuk është në rend rritës sipas pikëve me shkrim, por në rend zbritës, pra në përpjesëtim të zhdrejtë me vlerat e kandidatëve në konkursin me shkrim.  Përderisa mesatarja minimale e fituesve (pikët me shkrim + pikët me gojë) është 74.50 pikë (i fituesit numër 500-të) do të ishte logjike që edhe fituesit e konkursit të Policisë, të ishin nga kategoria 70 pikë e lart me shkrim. Në fakt ata përbëjnë vetëm 22 % të fituesve (20.4 +1.6 %). Pjesa dërmuese e fituesve janë nga kategoria, 50 deri në 69 pikë (nxënësit midis notës pesë deri në shtatë me shkrim), gjë që do të thotë se këtyre të fundit “ju ka rënë lotaria” gjatë testimit me gojë.
Përderisa limiti i poshtëm i rankimit fitues përfundimtar është 74.5 pikë, atëherë afërsisht në këtë nivel duhet të ishte edhe vija ndarëse midis humbësve dhe fituesve sipas testimit me shkrim.
Pra, konkurrentet që kishin 50-60 pikë me shkrim (apo edhe deri në 70 pikë) nuk do të mund të shpalleshin fitues.
Në fakt, rreth 90 % (38.4+39.6+ rreth 10 %) janë nga kategoritë nën 74.5 pikë me shkrim. 78 % janë nga kategoria nga 50-69 pikë me shkrim. Logjikisht, këta duhej të ishin, pothuajse, të gjithë të skualifikuar nëse steka do të ngrihej në kuotën 74.5 pikë.
Ashtu siç del nga analiza statistikore, pika kyçe e konkursit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka qenë provimi me gojë, në të cilin janë stimuluar, shumë konkurrentë çka tregohet qartë nga grafikët e studimit.
Hije dyshimi mbi këtë gjë hedh edhe dëshmia fakti se përgjigja e intervistës me gojë nuk është ruajtur, gjë që tregon për subjektivizëm në këtë pjesë të konkursit, në të cilin, ashtu si doli edhe më lart, nëpërmjet analizës statistikore dhe paraqitjes së grafikëve, janë dhënë pikët më të shumta, të cilat kanë kurorëzuar edhe fituesit. Pra ekziston vetëm një proces-verbal i cili fakton vetëm vlerësimin por jo përgjigjen e dhënë prej aplikantit. Përgjigja ndodhet e ruajtur vetëm në memorien e anëtarëve të komisionit që ishin prezentë gjatë zhvillimit të intervistës me gojë.
I njëjti burim pretendon se pikët e intervistës me gojë, jo vetëm që kanë qenë subjektive, ashtu si del edhe më lart, por, mbi të gjitha, nuk kanë qenë transparente, pasi në liste përfundimtare të shpalljes së pikëve nuk është dhënë se sa pikë janë marrë me gojë, por vetëm totali i përgjithshëm.
Po ashtu, i pyetur për numrin e anëtarëve të komisionit, ai thotë se ka pasur vetëm një anëtar komisioni, ndërsa nga verifikimi i procesverbalit të intervistës me gojë, rezulton të jetë firmosur nga dy persona.
Vlen të theksohet se në Rregulloren e Policisë së Shtetit Shqiptar, në nenin 18 pika 2 thuhet: “Komisioni e kryen intervistën me gojë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara dhe vendos për secilin aplikant rezultatin numerik, bazuar në një mekanizëm të miratuar vlerësimi. Mesatarja e vlerësimeve individuale të secilit anëtar të komisionit përbën 50 % të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit”.
Prania e vetëm një anëtari në komision përbën një shkelje të rregullores pasi nuk ka një mesatare vlerësimi nëse në komision është vetëm një person dhe shtohet mundësia e gabimit dhe subjektivizmit.
Vonesa në përgjigjen e intervistës me gojë është një tjetër parregullsi e këtij konkursi. Në testimin me shkrim përgjigjja u dha brenda ditës, ndërsa në testimin me gojë (që vlerësohet në çast) nuk u publikua rezultati menjëherë, por vetëm totali përfundimtar i pikëve pas 15 ditësh. Për transparencë dhe korrektesë ligjore do të duhej që rezultati i provimit me gojë të jepej menjëherë brenda ditës, pasi ky rezultat disponohej nga komisioni (në fakt një anëtar i vetëm) menjëherë pas përfundimit të testimit dhe mund të publikohej më lehtë (akoma më lehtë se provimi me shkrim që duhej vlerësuar mbas provimit, pra kërkonte një kohë). Në vështrim të nenit 19, paragrafi i dytë, do të duhej që pik-avarazhi përfundimtar (rezultati i përgjithshëm) i çdo aplikanti të publikohej jo më vonë se 24 orë nga e dita e intervistës me gojë, por, gjithsesi, jo më vonë se dita e testimit të aplikantit të fundit (3 ose 4 qershor 2014). Në fakt, u publikua në datën 6 qershor 2014. Lista përfundimtare, do të duhej të përpilohej që në momentin e fillimit të procesit të intervistimit me gojë, dhe ajo të azhornohej çdo ditë me rezultatet e reja të konkurrentëve që kryenin intervistën me gojë sipas grafikut të përcaktuar.
Nga verifikimi i listës përfundimtare, del se në listën me rezultatet pas intervistës me gojë për aplikantët meshkuj mungon një konkurrent, fakt ky që konfirmon parregullsitë në këtë proces, si dhe mungesën e transparencës. Aplikanti i renditur me nr. 1559 mungon krejtësisht, gjë që do të thotë se kjo listë është e pasaktë.

Ky fakt konfirmon parregullsitë në këtë proces, si dhe mungesën e transparencës.  Aplikanti i renditur me nr. 1559 mungon krejtësisht (lista vijon 1558-1560).
Aplikanti që mungon në atë listë rezulton se aktualisht është fitues në shkollën e Policisë. ( Ka mbaruar trajnimin 6 mujor, edhe pse ishte jashtë 250 se parë, por edhe jashtë 500. Kuota e pranimit për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme është 1000 kandidatë, të ndarë sipas gjinisë 500 femra dhe 500 meshkuj, të cilët do të ndjekin studimet të ndarë në dy grupe prej 500 kandidatësh, 250 femra dhe 250 meshkuj.)
Gjithashtu, pasaktësi vërehen në numrin real të konkurrentëve, të cilët iu nënshtruan testimit. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se morën pjesë 1774 aplikantë meshkuj, të cilët iu nënshtruan procesit të intervistës me gojë, ndërsa në listën përfundimtare rezultojnë 1759 (-1 aplikant, i cili mungon midis numrit 1558 dhe 1560).
Një tjetër problematikë e këtij procesi është një VKM e datës 2 Prill 2014 (http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-dates-2-prill-2014&page=3 ) për “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 804, DATË 21.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR”,me anë të së cilës ndryshojnë rregullat e konkursit në mes të procesit. Pra,më datën 2 Prill del një VKM, ku ulet numri i pikëve të konkurrentëve që do të bëhen pjesë e testimit fizik, i cili do të niste më 7 Prill. Ndërkohë, data e parë e provimit me shkrim ishte 18 Marsi 2014.
Pra, kemi ndryshime të rregullave të lojës në mesin e lojës, gjë që hedh dyshime të rënda.
Sepse, nuk ka qenë e nevojshme që të ulej kuota e pranimit të aplikanteve nën nivelin e 60 pikëve të testit me shkrim. Kjo, sepse numri i aplikantëve që kishin marrë mbi 60% të pikëve në këtë test ishte mbi 900, ndërsa pas testit fizik rezultojnë 673 aplikantë fitues me mbi 60 % të pikëve me shkrim, që do të thotë se nuk kishte rrezik të mos plotësohej numri i aplikantëve fitues, pasi ishin 173 aplikantë më tepër sesa limiti i përcaktuar për t’u pranuar në shkollën e Policisë. Ndryshimi i VKM-së fut në garë sërish aplikantët me më pak se 60 pikë. Nga ky ndryshim përfitojnë 38.4 % e fituesve të shkollës, të cilët përfituan nga bamirësia e ndryshimit të VKM-së, dhe rezultati i tyre në intervistën me gojë ka qenë perfekti me 30 pikë të plota (109 aplikantë me 50- 59 pikë me shkrim, 29.5 deri ne 28.5 pikë në intervistën e me gojë ( 52 aplikantë etj.,), pra duket qartë vlerësimi në maksimum ose pranë tij për t’i “dhuruar” kështu të drejtën e shkollës, duke kaluar mbi aplikantët e tjerë që kishin marrë mbi 65-70 pikë me shkrim.)
Ulja e stekës prej 60 pikë mund të kishte kuptim vetëm për gjininë femërore, dhe jo atë mashkullore, pasi në këtë rast nuk plotësohej numri i konkurrenteve (kaluan testimin me shkrim mbi 60 pikë vetëm 219 aplikante femra).
Sidoqoftë, në asnjë pikë të rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 804 datë 21. 12. 2007, nuk përcaktohet ky opsion.
Ndryshimi i rregullores në kohën që ishte mesi i procesit është i paligjshëm. Gara duhet të ishte përfunduar me rregullat me të cilat nisi. Pas ndryshimit të VKM-së më datën 2 Prill në konkurs u futën konkurrente të tjera femra dhe sërish kuota prej 500 fituesesh nuk u plotësua.
Pas kësaj u futën ato që kishin ngelur një herë në testin me shkrim dhe u kaluan, për të plotësuar kuotën e kërkuar prej 500 fituesesh.
Një gjë e tillë është në kundërshtim flagrant me rregulloren e Policisë së Shtetit, në të cilën përcaktohet qartë se “Aplikantët që nuk arrijnë 50 % të pikëve të nevojshme të testit me shkrim,
kanë të drejtë të riaplikojnë për t’u pranuar në Polici me shpalljen e radhës së vendeve të lira”.
Testimi fizik në këtë konkurs nuk ka pasur vlerësim me pikë, por vetëm janë përcaktuar se kush kualifikohet ose jo. Kjo nuk është bërë e ditur, pasi materiali i vetëm i servirur prej vet Policisë së Shtetit tregon të kundërtën.
Një gjë e tillë bie ndesh me rregullat dhe kriteret e përcaktuara e të publikuara në websaitin zyrtar të Policisë së Shtetit, rregulloren e testimit fizik dhe me VKM nr. 804 datë 21.11.2007, ku për çdo testim duhet të kishte pik-avarazh deri në 20 pikë dhe në total, për pesë testimet fizike maksimumi i mundshëm duhet të ishte 100 pikë.
Si përfundim, mund të themi se, ashtu si del edhe më lart, premtimi i Kryeministrit Rama, por edhe i ministrit Tahiri, për një konkurs të ndershëm, profesional dhe të paanshëm, ishte vetëm një demagogji për konsum mediatik dhe publik.
Vetëm z. Rama, nëpërmjet një VKM-je të nxjerrë në mes të procesit të konkurrimit, bëhet pjesëtar i drejtpërdrejtë i parregullsisë së këtij konkursi, gjë që hedh hije të forta dyshimi për stimulim dhe ndihmesë të kandidatëve, të cilët nuk kanë arritur në fazën e parë për të marrë pikët e nevojshme për të kaluar në një fazë tjetër të konkursit.
Po ashtu, parregullsitë në listën përfundimtare të shpalljes së fituesve janë tregues i qartë i mundësisë së abuzimit.
Ne investiguam vetëm një rast për sa i përket kësaj lloj parregullsie, por kjo nuk do të thotë se ky rast është i vetëm dhe i izoluar.
Shkelja e afatit të nxjerrjes së listës përfundimtare të fituesve nuk është e qartë se për çfarë motivi dhe arsye është bërë, por ajo që dihet me saktësi është se, nëse konkursi do të ishte i rregullt dhe të vlerësohej vetëm ai që e kishte fituar me meritë, shpallja e fituesve do të ishte shumë e lehtë dhe pa asnjë lloj vonese.
Ajo që hedh hije më të shumta dyshimi dhe duket se vulos gjithçka, është ajo që doli nga analiza jona statistikore, në të cilën çuditërisht ata konkurrentë që kanë marrë pikë më të ulëta në testimin me shkrim, çuditërisht janë “iluminuar” dhe kanë marrë maksimumin e pikëve me gojë, gjë që ngre pikëpyetje të shumta në korrektësinë dhe paanësinë e këtij procesi.

LISTA E KURSANTEVE TE CILET KANE FITUAR TE DREJTEN E SHKOLLES DUKE MOS JU NENSHTRUAR RREGULLORES SE PRANIMIT NE SHKOLLEN E POLICISE PATRULLE E PERGJITHSHME
pol3

1. Nertil Ago – Pa informacion
2. Marius Kapllanaj – 1007 në renditjen përfundimtare
3. Lumjan Meta – 974   në renditjen përfundimtare
4. Jurgen Gashi – 886   në renditjen përfundimtare
5. Fatmir Marku – Skualifikuar për kodin te testi me shkrim
6. Elona Ndoka (Femer) – Skualifikuar për variantin tek testi me shkrim
7. Denis Pirra – Mungon ne listën përfundimtare.
8. Andi Bishaj – 39 Pikë ne testin me shkrim
9. Alban Medihoxha – 36 pikë ne testin me shkrim
10. Xhuljano Prela – 1245 në renditjen përfundimtare
11. Xhulio Dhana – 1001 në renditjen përfundimtare
12. Simon Pashaj – Mungon ne listën përfundimtare.
13. Sali Hoshi – 40 Pikë ne testin me shkrim
14. Rudan Bushi – Pa informacion
15. Romeo Gjoka – Mungon ne listën përfundimtare.
16. Rezart Isufi – Mungon ne listën përfundimtare.
17. Orlando Cela – 34 Pikë ne testin me shkrim
18. Martin Malaj – 31 pikë ne testin me shkrim
19. Mariglen Memolla – 39 Pikë ne testin me shkrim
20. Lamireldo Tole  – 1123 në renditjen përfundimtare
21. Klejdi Saliaj – 838 në renditjen përfundimtare
22. Klajdi Shtrembari – Pa informacion
23. Klajdi Beqiri – 1756 në renditjen përfundimtare
24. Juljan Qordhja – 675 në renditjen përfundimtare
25. Izmir Balliu – 1640 në renditjen përfundimtare
26. Igli Pelivani – 614 në renditjen përfundimtare
27. Gjergj Gjeloshi – 49 pikë ne testi me shkrim
28. Geraldo Aliaj – 1750 në renditjen përfundimtare
29. Geraldi Shametaj – 30 pikë ne testin me shkrim
30. Edmond Cani – Pa informacion
31. Etlatin Hoxha – 26 pikë ne testin me shkrim
32. Ervis Zogu – Pa informacion
33. Ervin Prifti – 37 pikë ne testin me shkrim
34. Ermir Kodraliu – Mungon ne listën përfundimtare. Është nënshtruar testit me shkrim (53 pikë).
35. Erlis Isufi – Skualifikuar për kodin ne testin me shkrim
36. Erjon Saliaj – 46 pikë ne testin me shkrim
37. Erjon Dervishi – 984 në renditjen përfundimtare
38. Erald Xhamani – 1521 në renditjen përfundimtare
39. Endrin Dervishi – Rezulton i regjistruar si aplikant, por nuk i është nënshtruar asnjë testi.
40. Emiljano Kutolli – Pa informacion.
41. Emiljano Visha – 597 në renditjen përfundimtare
42. Elton Daci – Mungon ne listën përfundimtare. Është nënshtruar testit me shkrim (62 pikë).
43. Elton Dokollari – 34 pikë ne testin me shkrim
44. Elmas Guri – 661 në renditjen përfundimtare
45. Elfrid Jonuzi – 1431 në renditjen përfundimtare
46. Eldi Muça – Pa informacion
47. Edison Duda – Pa informacion
48. Dorjan Kasa – 45 pikë ne testin me shkrim
49. Donald Pirra – Mungon ne listën përfundimtare. Është nënshtruar testit me shkrim (74 pikë).
50. Bledar Hoxha – Pa informacion
51. Besnik Palnikaj – 702 në renditjen përfundimtare.
52. Bernard Muca  – Pa informacion
53. Artur Bego – 817 në renditjen përfundimtare
54. Artan Veizi – Pa informacion
55. Arjana Shala (Femer) – 42 pikë testi me shkrim
56. Andi Shurdha – 839 në renditjen përfundimtare
57. Amarildo Kureta – 36 pikë testi me shkrim
58. Altin Farruku – 837 në renditjen përfundimtare
59. Almarin Zeneli – 1682 në renditjen përfundimtare
60. Ali Karaj – Skualifikuar për variantin tek testi me shkrim
61. Albion Xhemali – Rezulton i regjistruar si aplikant, por nuk I është nënshtruar asnjë testi.
62. Adriatik Bakaj – Mungon ne listën përfundimtare. Është nënshtruar testit me shkrim (78 pikë).
63. Admir Lila – 1126 në renditjen përfundimtare

Lista me emrat e meshkujve që kanë fituar shkollën jashtë kritereve ligjore, ndërsa e njëjta gjë është edhe me femrat por nuk kam pasur shumë informacion të detajuar për të bërë investigim të plotë. Emrat e sipër përmendur janë porosi direkt të deputetëve të PS – LSI. Ndër ta mund të theksoj Izmir Balliun (1640) ish shofer/truproje e Tom Doshit. Të gjithë emrat janë të verifikueshëm pasi kam listën e plotë të kursantëve që kanë qenë në shkollë. Kërkoj prej jush ruajtjen e anonimatit tim për këtë material. Faleminderit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143