Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ministre Ekonomie apo sekretare e shokut Enver? Ja mesazhi qesharak i Milva Ekonomit

$
0
0

milva-ekonomi1-620x330-550x293Ajo është Ministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Duhet të ishte duke projektuar, zbatuar, drejtuar strategjitë e sipërmarrjes dhe rritjes ekonomike të këtij vendi.

Por jo, Milva Ekonomi ka gjetur diçka më interesante për tu marrë: Të shkruajë hartime qesharake për bukuritë e Qeparoit.

“Sa bukur ne Qeparo kete mbremje! Ajri ere bime mesdhetare, njerezit te shplodhur, rinia entuziaste, femije te gezuar!”,- shkruan ministrja në twitter, sikur të ishte një nxënëse gjimnazi që i kanë kërkuar të shkruajë vargje demagogjie për Partinë e Punës.

Që Ministren e kanë lënë pa mend bukuritë e Qeparoit të “rilindur”, e kuptuam.

Por me sa mend në kokë, ministrja shkruan sikur të ishte në konferencat e rinisë komuniste, ku i duhet të thurrë lavde për punët e mira të shokut Enver?

Që vargjet e Ekonomit të marrin kuptim, ndoshta ministrja duhet të kishte shkruar se gjithçka, u arrit në sajë të punës së partisë dhe shokut Enver…

Ndoshta kështu Ekonomi, do ta justifikonte deri diku nivelin mediokër të postimit të saj!/Opinion.al/

qeparo ekoomi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143