Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se “Qytetari dixhital” ka denoncuar tek ai, atë që ish-kryeministri e konsideron si “Lidhjet kanabiste dhe arat e perbashketa te droges ne fshatin Treske te Kolonjes te Olsi Rames dhe Gellçit te Zi (alias Thoma Gellçi), qe shpjegojne bukur lidhjet mafioze qe sollen ne krye te RTSH ish kryeredaktorin e organit terrorist te PPSH, ‘Zeri i Popullit’.”
Më poshtë, denoncimi që Berisha pretendon se i kanë përcjellur:
“Pershendetie doktor dua tu bej me dije se parcellat me kanabis personalisht te olsi rames ndodhen ne Ersek Kolonje ne fshatin Treske ku dhe jan ndertuar tre idocentrale ngjiur ndodhen parcelat e kanabisit te pa fund.ish shefi i komisariatit Berti Ibraimi ishte ne djeni te ketij fakti me levizjet e reja qe u ben ditet e fundit u emerua shef komisariati nje nga Fjeri ai vuri ne die autoritetet siper tij ne djeni dhe eshte mar personalisht ne tel nga Olsi rama ku dhe e shau dhe kercenoi me liber shpie,makina foristrada teper te shtrenjta kalojne perdite ne fshat un personalisht u vura ne djeni nga banoret te cilve Olsi dhe gellci ju zen gojen se i kane punesuar u blejne dhe pleun fshatarve 100€ thesi.olsi Rama vjen cdo dite me drejtorin e ri te televizjonit shqiptar se bashku shohin parcelat dhe me von flejne ne fshatin Shtike ne shtepine e drejtorit te rtsh sepse ai eshte Kolonjar.Nderkoh ketu flitet se dhe drogen e mbjelle ne zona tjera te Kolonjes e cila esht mbushur me kanabis si kurre me pare do ta grumbullojne dyshja Olsi-Gellci per ta eksportuar si drige e cilsise ekstra ne SHBA me rrjetin e tyre duke perdore edhe pasaportat e tyre diplomatije Te lutem anonim sepse kam nje biznes deri tani me kan ven 300 milion lek gjoba biznes te cilin e kam me dokumetacion te regullt nese del emri im nuk e di mund te ma mbyllin pergjithmon me respekt i juaji.”