Dasara Malltezi, e bija e Argitës dhe mbesa e Sali Berishës, nëpërmjet një komenti sot në profilin e saj në Facebook ka sulmuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse çështja që ajo prekte ka të bëjë me një projekt të propozuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Dasara i është rikthyer një historie të hapur disa vite më parë nga Sali Berisha, i cili aludonte se Edi Rama nuk e njihte djalin e tij dhe se për këtë gjë ka qenë edhe në gjyq.
“adopto nje cerdhe?! po ato 9 vitet e luftes ne gjykata ndaj femijes se tij… apo c’rendsi ka tani, nuk thone kot bej si them une, mos bej si bej une”, – ishte statusi i Dasara Malltezit.