Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Izet Haxhia i përmend moldavet te Miri i Xhikes-Klosit dhe prezanton të birin: Ky është bosi im!

$
0
0

I dënuari me burgim të përjetshëm në mungesë si një ndër autorët e vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj, i cili ka vite që jeton në arrati në Turqi, ka ndërmarrë këto ditë një debat të ashpër me ish-kryetarin e SHIK-ut Fatos Klosin.

Haxhia hedh akuza të rënda ndaj Klosit, duke e akuzuar se drekonte me prokurorët e çështjes Hajdari dhe se ishte kapur nga dollarët e drogës, si dhe shpërblehej me prostituta nga eksponentë të botës së krimit të viteve 2000 në Tiranë.

Haxhia i kujton Klosit vajtjet e tij te kartodromi i dikurshëm i Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes, në zonën ku sot është ndërtuar Qendra Tregtare TEG në Tiranë.

Ja çfarë shkruan Haxhiaj në profilin e tij në Facebook:

Po prisja të lexoja me’ padurim’ pergjigjen e kryespiunit, por ai as nuk kishte begenisur të lexonte ato që kishte shkruar nje roje si puna ime. E kuptoj tronditjen e tij, sepse ai nuk e çonte kurre në mendje që une dija ato gjera që i thashe. E siguroj kryespiunin se ato që di une roja ,per veprimtarine e tij kriminale, eshte vetem maja e ajsbergut, dhe Jo vetem per até. Ashtu si armiku i tij marshalli, i cili per rrefimet e mia në lidhje me veprimtarine e tij kriminale, ka dhene pergjigjen lakonike se une qenkam vrases që nuk mund të merresh me të, edhe kryespiuni u mjaftua me pergjigjen lakonike se une qenkam roje, dhe nuk ja vlen as ta lexosh, lere pastaj ti kthesh pergjigje. Më ka bere gjithmone pershtypje se të dy keta mashtrues, pamvarsisht se jane armiq të betuar me njeri tjetrin dhe dine shume per njeri tjetrin, nuk kane sulmuar dhe perdorur asnjehere ato të fshehta të tmerrshme që dine per njeri tjetrin. Jane mjaftuar vetem me akuza të tipit të gerdecit, 21 janarit apo rruges se kombit që i dine gjithe shqiptaret. Te ben pershtypje se në rastin e vrasjes se hajdarit kane qene në unison me njeri tjetrin. Perse valle? Çfare fshihet në kasten që ka regjistruar naten e vrasjes? Që nga momenti i stacionimit të makines se krimit prane PD.A duken në até kasete ecejaket e mbeses se berishes sa tek zyra e dajes, sa tek lokali perballe makines me Fatmir haklajn brenda? A duket momenti kur azemi del nga selia e PD dhe i drejtohet makines se vdekjes? A dallohet në ato pamje që në njeren dore mbante tel qe po fliste me ‘mua ‘sipas gjykateseve të klosit e berishes, dhe në doren tjeter pistoleten me silenciator? Pas vrasjes a duket në ato pamje njeriu që zhduku tel.e hajdarit. Po per kameren e vendosur në pallatin perballe shkolles se kuqe, në nje hyrje në katin e peste të marre me qera nga shiku i klosit, dhe ku kontrollonte 24 ore hyrjen dhe oborrin e shtepise se vjehrrit ku banoja ne até kohe çfare mund të thuash. ?Çfare nevoje kishe të pergjoje me nje grup profesionishtesh nje roje si puna ime o profesori i kthyer në kryespiun. Sot nuk po te trondis shume se nuk dua të prish pushimet vetem po të beje nja dy pyetje sa per të freskuar kujtesen. .A e mban mend Kartodromin në lunder në pronsi të Mirit të xhikes? Sa here ke shkruar atje. A je takuar me prokuroret e çeshtjes hajdari dhe a ke henger e pire me ta? Pas darkimit në vend të embelsires çfare të servirej ty si qejfli i madh femrash që je? Mos më thuaj se i ke harruar ato ‘zogzat ‘moldovjane e ukrainase që ke shijuar profesori manjak. .Apo narkodollaret që të dhuroheshin me bujari nga miri i xhikes, se me thene të drejten miri luante me gjithe krahet, zenit i jepte miljona lireta per ndertesen e dajes, babait të zenit i dhuronte Mercedesin e blinduar e ty dollaret per të sponsorizuar librin e De villeres, ku ishe edhe bashkeautor i skenarit të tij, dhe eshte Hera e pare që De villers nxirrte hero nje personazh si puna jote,në librat e tij te shumte, dhe ky ‘nder ‘që të beri te ka kushtuar nje shume të majme bre profesor, diku rreth 200 mije dollare. Dhe mos harro se jam nje roje që njef shume roje të tjera, ndoshta edhe ata që të pergjuan në zyre duke bere orgji, apo ata që çmontuan kamerat e vendosura tek zyrat e Idajet Beqirit. Pushime të mbara profesor, thirre edhe marshallin andej nga ben pushimet të qani hallet e beni ndonje thyerje rekordi në not. Do bisedojme prape edhe pse zotria juaj nuk begenis të degjoj nje roje të gjore si puna ime që lufton per protagonizem.

Pas debatit të ashpër me Klosin, Izet Haxhiaj i mallëngjyer ka bërë një tjetër postim publik që lidhet me ndjenjat dhe jetën e tij private.

Duke publikuar foton e të birit, ish-truproja tropojan i Sali Berishës shkruan: “Ky eshte bosi im Ilir Haxhiaj. Nuk i pelqen të më dergoj foto, por falenderoj mikun tim Mondin që ia mbushi mendjen të pozoje per babin që e don shume”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143