Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Grabitjet, Luan Rama i LSI-së: Ministria e Brendshme të mbajë përgjegjësi!

$
0
0

luan-ramaPak javë nga grabitja spektakolare në aeroportin Nënë Tereza një bankë e nivelit të dytë u grabit në qendër të Tiranës ndërsa gjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe disa grabitje të tjera.

Sekretari i i LSI, thotë se përgjegjësia për vjedhjet është mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të cilave u kërkon që të jenë më të përgjegjshme në punën e tyre, duke i ftuar të bëjnë një analizë të menjëhershme mbi situatën e sigurisë së vendit.

Në një reagim për gazetën “Sot” të publikuar online deputeti Luan Rama thotë: “Ngjarjet e tilla të shtuara nuk mund të mbulohen me statistika apo ndonjëherë edhe me konferenca shtypi. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit kushdo tjetër që ka detyrime ndaj sigurisë kombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi, duhet të bashkëpunojnë e t’i lënë karshillëqet dhe lojërat e fjalëve”

“Mbrojtja e rendit dhe e sigurisë publike janë detyrë kushtetuese e Ministrisë së Brendshme dhe më drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është përgjegjëse për garantimin e rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Fakti që kanë ndodhur grabitje të rënda në një hark të shkurtër kohor, theksoj atë të Rinasit, e cila ishte në përmasat e një skandali, tregon se institucionet përkatëse nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe se duhet të reflektojnë. Mund të konsiderohet edhe si një papërgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve të sigurisë së vendit”

Deputeti i LSI-së insiston se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë dhe institucionet përkatëse të nxjerrin përgjegjësitë e tyre.

“Unë mendoj se pas një ngjarjeje të fundit, pas sfidës që banditët i bënë shtetit dhe tërësisë së institucioneve të sigurisë në veçanti, duke vjedhur ditën për diell, si rasti i Rinasit, është e rëndësishme një analizë serioze, e përgjegjshme dhe e detajuar për çdo institucion për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të marrë masat e nevojshme”, theksoi Rama në një prononcim për gazetën./ORA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143