Një ditë pasi publikoi të dhëna se i kërkuari për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili, po pushon në Sarandë, Partia Demokratike thotë se ka listën e njerëzve të kryeministrit Edi Rama, që menaxhojnë kanabisin në çdo zonë.
“Dje bëmë publike një pjesë të hartës së influencës me drejtuesit e policisë që menaxhojnë drogën. Sot, po denoncojmë një pjesë tjetër, sipas informacioneve të ardhura nga shërbime partnere,” tha nënkryetari i PD, Edi Paloka.
“Konkretisht:
Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Tiranë, së bashku me zëvendësin e tij, Ermal Muça, janë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe vjeljen e 30 përqindëshit në zonat Peze, Preze, fshatrat mbrapa malit të Dajtit, Zallherr, në Kombinat me sera, deri në kufi me Durrësin dhe Kavajën.
Jeart Çela, Drejtor i Policisë në Vlorë, lidhje e fortë e Tahirit dhe vëllezërve Habilaj. Menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaja, Zvernec, Trevllazer. Më tej në Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kaninë, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster. Vlen për tu theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Poçem që lidhen me fshatrat e Tepelenes kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri.
Besmir Qebini, dora e Shullazit në Polici, ka vënë në dispozicion të kanabisit magazinat doganore, duke qene zëvendësrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më parë kur ishte në polici, ishte i përfshirë në gjithë aktivitetet kriminale të Shullazit.
Afrim Tafa, në drejtorinë e Policisë Berat, së bashku me shefin e komisariatit të Skraparit, Ferdinand Dusha dhe me Shefin e Komisariatit Berat, Learton Hoxha kanë nën përgjegjësi drogën në afërsi të Malit të Tomorrit nga krahu i Beratit ku janë mbjellë rreth 80.000 rrënjë kanabis, dhe krahu i Skraparit ku janë mbjellë rreth 100.000 rrënjë.
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Qarku Dibër, ka nën hyqëm 12 grupe kriminale nga tepelena vlora dhe dibra, që mbjellin e trafikojnë drogën. Zonat ku është përqendruar ky aktivitet janë fshati Vicisht me rreth 20.000 rrënjë bimë kanabis, fshati Muhurr me 15.000 rrënjë, fshati Qaf – Muhurr me 17.000 rrënjë dhe fshati Shupenzë, me rreth 50.000 rrënjë. Porosia është të mos pranohet asnjë ofertë më pak se 10 mijë rrënjë. Ndihmësi i Edmond Targajt në Dibër, është Robert Aga, i përfolur në çdo raport të shërbimeve partnere për rolin e tij kyç në trafikimin e drogës.
Fatmir Lleshi, në detyrën e tij si shef i Komisariatit 4 në Tiranë, në bashkëpunim me deputetë të PS-së në Tiranë, u kujdesën për drogën në zonën e Tujanit, dhe në rrethinat e Dajtit. Me ndihmën e inspektorit të policisë Demaliaj dhe Alban Ahmetaj, menaxhohet dhe kanabisi i Shëngjergjit.
Erjon Ismailaj, shef i Komisaritatit të Policisë Krujë, i përfshirë drejpërdrejt në kultivimin e kanabisit, ku mendohet se janë rreth 75.000 rrënjë. Ky shef komisariati dorë e Shullazit dhe Tahirit ka keqtrajtuar dhe mbajtur peng disa ore inspektore të mjedisit që konstatuan arat me droge, dhe i kërcënuan me jetë nëse flasin.
Henrigert Mitri, menaxhon mbi 40 mijë rrënjë në zonën e Burrelit, ku është shef komisariati, një njohje e vjetër e Shullazit dhe Erjon Braces. Ishte shef komisariati në Lushnje, kur ndihmoi për fshehjen e provave pas rënies së avionit me drogë në Divjakë.
Në ditët në vijim, do të bëjmë publike të tjera të dhëna për kontrollin e çdo pëllëmbë toke në vend të mbjellë me drogë nga Edi Rama, me drejtuesit e tij të policisë”.