Një ndër prioritetet e punës së Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës janë çerdhet të cilat kanë gjithë vëmendjen e tij.
Pas thirrjes për adoptim të një pjese të tyre ai ka nisur inspektimet në terren të punimeve për rregullimin e çerdheve.
Veliaj ka vendosur që punëtorët e Bashkisë të punojnë me tre turne në mënyrë që të jetë gjithçka gati për në shtator.
“Brenda muajit gusht do të sigurohemi që objektet arsimore të jenë gati për të pritur më të vegjlit e qytetit. Faleminderit atyre që i janë përgjigjur thirrjes tonë për ‘Adopto 1 çerdhe’. Punime me tre turne që kopshtet e çerdhet të jenë gati në shtator”, shkruan Veliaj në FB.