Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotot në rrjetete sociale, ku shihet duke darkuar me djalin e tij të vogël, Zahon.
Shoqëruar me komentin “ne e duam Himarën” dhe me një zemër, kreu i qeverisë dhe vogëlushi i tij janë të dy me shpinë.
Zaho arrihet të dallohet për herë të parë se është flokëverdhë.
Ndërkohë, e gjithë zona e Himarës është e angazhuar që kryeministri të kalojë disa ditë sa më të qeta pushimi.
Kryebashkiaku Jorgo Goro ka publikuar disa foto të Qeparoit në mbrëmje.
“Nje mbremje mesdhetare e sjelle kaq bukur nga fotot e Ministres se Turizmit Milva Ekonomi. Nje mbremje nga aty ku startuam modelin e pare te Shetitoreve te Rilindjes sone Urbane ne Bashkine e Himares per te vazhduar ne Himare, Lukove e Borsh, kudo”, shkruan ai.