Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama: Ja si ishte dhe si u bë “Loro Boriçi”

$
0
0

Kryeministri Edi Rama, pasi publikoi sot paradite albumin fotografik të përfundimit të punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, thuajse tërësisht të rindërtuar, tashmë ka hequr edhe një paralele ndërmjet gjendjes se si ishte struktura sportive përpara nisjes së punimeve dhe si është bërë ajo tani që në të ka vënë dorë “Rilindja”.

“Për të freskuar kujtesën e disave që e kanë harruar (ose bëjnë sikur e kanë harruar✌) si ishte stadiumi i Shkodrës vetëm 20 muaj më parë, ja pamja e mëparshme e tribunës qendrore dhe disa pamje të tjera që flasin vetë, për ku ishte katandisur e si ka rilindur “Loro Boriçi” Dhe sa për ngjyrat e sediljeve që na paskan shqetësuar disa atdhetarë se u duken si ngjyrat e flamujve të huaj, u bëjmë me dije se janë ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës”, – shkruan Rama në rrjetet sociale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143