Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Publikohet e-maili i 21 janarit, Soros-Clintonit: Berisha të tërhiqet!

$
0
0

Kanë dalë e-maile të tjera të kohës kur Hillary Clinton ishte Sekretare Shteti që dëshmojnë se ajo merrte këshilla politike nga miliadreri i majtë dhe aktivisti George Soros.

Një e-mail i publikuar nga WikiLeaks tregon se Soros ndërhyri te Sekretarja Clinton lidhur me një çështje ndërkombëtare që kishte të bënte me një konflikt në Shqipëri.

Fjala është për protestën e 21 janarit 2011, që përfundoi me katër viktima.

Soros i kërkon Clintonin që qeveria amerikane të ndërhyjë te Berisha urgjent dhe të dërgojë një ndërmjetës për zgjidhjen e krizës.

Ja e-maili që i dërgoi George Soros, Clintonit

E dashur Hillary,

“Një situatë e rëndë është krijuar në Shqipëri që lyps vëmendje urgjente në nivele të larta nga ana e qeverisë amerikane. Sikurse mund ta dish një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tre njerëzven dhe shkatërrim prone.

“Ka shqetësime të serioze për protesta të mëtejshme lidhur me një anti-miting që pritet të organizohet nga partia qeverisëse të enjten sdi dhe një një evenet tjetër i opozitës dy ditë më pas për të përkujtuar viktimat.

“Mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë në një mjedis politik tashmë të ndezur vë në rrezik rikthimin e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit”.

Soros i kërkoi asokohe Sekretares së Shtetit që të përfshinte komunitetin ndërkombëtar dhe ta trysnonte kryeministrin që të “ndalonte demostratat e mëtejshme” dhe të “ulë tonin e deklaratave publike” si dhe të caktonte një zyrtar të lartë evropian që të vepronte si ndërmjetës.

Miliarderi i majtë i dha gjithashtu Clintonit një listë me emërime të mundshme që të caktoheshin si ndërmjetës: Carl Bildt, Martti Ahtisaari and Miroslav Lajcak.

E-maili i dërgua nga ndihmësi i Sorosit për Richard Verma, që asokohe ishte Nidhmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ligjore, i cili ua shpërndau disa ndihmësve të Clintonit përfshi Huma Abedin, Jacob Sullivan, dhe Philip Gordon. Sullivan ia dërgoi Clintonit.

Vetëm tre ditë pasi Clintoni mori e-mailin nga Sorosi BE-ja dërgoi një prej emërimeve të Sorosit, Lajcakun, për të ndërmjetësuar krizën civile, raportoi BBC.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143