Kritikat e shumta për shkatërrimin e fasadës historike dhe me vlera të rralla kulturore, si të kohës së fashizmit, ashtu edhe të komunizmit, të stadiumit “Qemal Stafa”, duke shkelur zotimin e tij, e kanë detyruar kryeministrin Edi Rama, që edhe pse me pushime, të jetë tepër aktivë me propagandën në rrjetet sociale në përpjekje për të përmirësuar imazhin.
Kësaj here ai nuk ka përdorur vogëlushin Zaho, sikurse shkruante sot për Mapon Armand Shkullaku, por skicën e teatrit të ri të Fierit, që është ende vetëm një projekt.
“Edhe teatri i Fierit do të rindërtohet. I përfunduar pjesërisht përpara viteve ’90 dhe tërësisht i amortizuar, teatri Bashkisë së Re të Fierit, (ku nën drejtimin e ri të një kryebashkiaku shembullor, po ndodhin transformime shumë të ndjeshme në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane), do të marrë së shpejti përmasën e ndryshimit që meriton komuniteti fierak”, shkruan Rama në rrjet.