Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PS e Selanikut ngre krye ndaj Bushatit: Nuk e duam konsullin tuaj

$
0
0

ditmir bushatiMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati është përballur me një problem jo të vogël lidhur me emërimet në konsullatën e Selanikut.

Dega e PS në këtë qytet i ka dërguar një letër ministrit duke thënë se nuk e duan konsullin e emëruar pasi ai “nuk përfaqëson agjë”.

Madje ata shtojnë se ai është i padëshiruar dhe do të luftojnë deri sa t’u jepet e drejta.

Indinjata është shprehur nga kreu i kësaj dege, Spiro Janaqi, në një letër të publikuar sot në gazetën Shqip, drejtuar Konsulles së Përgjithshme në Selanik, Pavlina Yllit e ku vë në dijeni edhe ministrin Bushati:

“Në emër të grupit tim politik kërkoj sqarime dhe llogari deri në instancat më të larta për këto dy emërime, sepse ideja e përfaqësimit të emigrantëve në fushën diplomatike nga vetë emigrantët, doli pikërisht nga grupi që unë përfaqësoj, ide të cilat ia kaluam zyrtarisht Sekretariatit të Emigracionit, z. Erion Veliaj. Por kurrë nuk patëm qëllim të përfaqësohemi nga njerëz, për të cilët nuk u pyetëm asnjëherë dhe për më tepër kur bëhet fjale për të tillë nivel.

Madje këta të dy, si partiakë, në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin lënë shkas për dyshime dhe afera, për korrupsion dhe mungesë transparencë.

Ju shprehim indinjatën tonë të vendosur.

Artur Porpollogu dhe Merita Hida nuk përfaqësojnë asgjë, madje për ne janë të padëshiruar dhe nuk kanë vend as në konsullatë dhe as në diplomaci. Për këtë ne do të luftojmë me vendosmëri derisa të na jepet e drejta.

Do të doja t’ju pyes, cili është procesi i rekrutimit dhe sa i ligjshëm qe ky rekrutim për dy personat në fjalë?

Sa i denjë është formimi profesional dhe arsimor i këtyre personave?

Pse gjithë ky proces kalohet në fshehtësi të plotë, pa konkurse dhe transparencë?

Sepse jam i bindur që në një konkurs të radhës akoma dhe sekretarja juaj personale, nuk do të mundej të kalonte as në fazën paraprake. Nuk ka mundësi një diplomë e universitetit “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, apo një shkollë e lartë për blegtori e marrë me korrespondencë të jetë e denjë për vende të tilla delikate”- shkruan Janaqi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143