Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Modë dhe “flirte” politike/ Ja si nis sezoni i ri parlamentar

$
0
0

Edhe pse ishte seancë e jashtëzakonshme, pas të sotmes në fakt, pritet që me muajin e shtatorit Kuvendi të nisë punimet e tij normale për të vijuar me miratimin e ligjeve të rëndësishme për reformën në drejtësi.

Në hyrje deputetët duken elegantë dhe shik si gjithnjë.

Spikat me veshjen e saj deputetja demokrate Jorida Tabaku, e bukur, verore, me stil, elegancë dhe klas.

Brenda sallës u panë disa afrimitete dhe konfirmime aleancash.

Edi Rama më në fund shtrëngoi duart i qetë dhe i kënaqur përpara të gjithëve me Ilir Metën.

Shumë deputetë të tjerë u përqafuan e u puthën pasi kishin rreth dy javë pa u parë.

Ra në sy shoqëria e deputetit socialist Artan Gaçi me atë demokrate Majlinda Bregu.

Pasi doli publikisht pro-reformës në drejtësi, madje përpara partisë së saj, ish-ministrja e Integrimit po gjen gjithnjë e më tepër miq në radhët e mazhorancës./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143