Përplasje mes kandidatit të Partisë Socialiste Muharrem Rama dhe një përfaqësuesi të PDIU në Dibër. Shkak për përplasjen është bërë prania e deputetit të PS, Ulsi Manja në një takim elektoral në Lurë.
Përfaqësuesi i PDIU ka kundërshtuar praninë e deputetit Manja në fushatë dhe për këtë i ka kërkuar llogari kandidatit Rama.
Kandidati për bashkinë është shprehur se deputeti Manja ka ardhur pa ftesën e tij në takim.
Një burim i “lapsi.al” që i referohet dëshmive të disa të pranishmëve në takim, tha se përfaqësuesi i PDIU e ka kapur për veshi kandidatin Rama dhe i ka kujtuar marrëveshjen që PS ka me PDIU.
Sipas tij, marrëveshja parashikon ndjarjen e bashkisë 50% me 50% mes PS e PDIU. Në këtë moment deputeti i PS, Ulsi Manja është larguar nga takimi./Lapsi.al/