Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Meta, vizitë surprizë në mbledhjen e LRI-së

$
0
0

Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka bërë sot një vizitë të papritur të rinjve të LRI-së, të cilët kishin mbledhur kryesinë e tyre në selinë e LSI.

Pavarësisht angazhimeve të shumta politike dhe ritmit frenetik që dikton reforma në drejtësi, Meta, si një politikan i dalë nga lëvizjet rinore, nuk i lë asnjëherë jashtë vëmendjes së tij strukturat rirone partiake, ku ai vetë ka hedhur hapat e para në rrugetimin e tij politik.

Sikurse dallohet nga fotot, të rinjtë duken të gëzuar dhe dhe të habitur nga kjo befasi.

“Te rinjte e familjeve te thjeshta te Shqiperise, jane forca e vertete e ndryshimit dhe permiresimit!” – tha Meta ne kete takim dhe i falenderoi te rinjte e LRI per organizimit e kampingut te Jales./Mapo.al

Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143