Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Fati i Shqipërisë u rikthye drejt Europës”

$
0
0

ngjelaNga Spartak Ngjela 

Ngritja e një shteti demokratik dhe funksional në Shqipëri, është hapi i parë, i sigurt, i fillimit të reformimit të Ballkanit.
Rishikimi i kufijve në Ballkan, është domosdoshmëri historike për zhvillimin e tij.
Ballkani është ndërtuar mbi gënjeshtrën e agresivitetit të Rusisë dhe aleatëve të saj, duke filluar nga luftërat Ruso-Turke. Viktimat kryesore kanë qenë shqiptarët dhe territoret shqiptare. Por ata mbijetuan.
Aktualisht ka ardhur koha e të vërtetave historike; dhe ato janë në favor të shqiptarëve. Aleanca amerikano-shqiptare është kushti historik i zhvillimit modern dhe perëndimor të Shqipërisë.
Gënjeshtra e parë e madhe ka qenë Kosova nën Serbinë, si toka klasike e Serbisë. Lufta e drejtuar nga Uashingtoni kundër Serbisë, dhe pavarësia e Kosovës, kanë hapur epokën e re ballkanike të shqiptarëve, por dhe politikën e re ballkanike. Çlirimi i Kosovës, në fakt, ka qenë vetë çlirimi real i Shqipërisë, dhe fillimi i shthurjes së gënjeshtrës ballkanike kundër shqiptarëve.
Në Ballkan ka sot një krizë greke, një ndryshim të politikës serbe drejt Gjermanisë dhe Bashkimit Europian, dhe ka dy reforma të mëdha: Reforma shqiptare në drejtesi; dhe reforma kroate në drejtësi. Këta janë tre ingredientët kryesore të zhvillimeve të reja në Ballkan.
Korrupsioni kroat i shpartalluar plotësisht; dhe, tani se fundi, korrupsioni shqiptar i goditur për vdekje me reformën kushtetuese dhe vetingun, kanë sjellë frymën e re të reformës ballkanime.
Korrupsioni shqiptar ka qenë i lidhur me antishqiptarizmin ballkanik, prandaj kërkonte Berisha “revolucion demokratik” në Shqipëri. Por ai humbi bashkë me të në thellat e fundosjes së tij, si pasojë e devijimit serb drejt Gjermanisë dhe krizës greke.
Megjithatë, Reforma shqiptare është ngritja reale e shtetit modern perëndimor shqiptar. Por, pikërisht këtu, fillon dhe politika e re në Ballkan që nuk ndahet nga paralelia Kroaci – Shqipëri:
reforma në drejtësi në Kroaci dhe në Shqipëri. Janë aktualisht këto dy reforma në proces që pritet të sjellin risinë e madhe perëndimore në Ballkan, në funksion të ngritjes realisht të një tregu ballkanik modern, dhe të frenimit përfundimtar të penetrimit rus në Ballkan. Menjëherë pas reformave, do të nisë puna për ndertimim e autostradës trasnballkanike që, nëpërmjet territorit bregdetar shqiptar, do të lidhë Greqinë me Kroacinë, për të dalë në Evropë.
Është ky treg i ri ballkanik ku përqendrohet sot edhe interesi shqiptar, por edhe interesi amerikan, edhe interesi gjerman. Në fakt këtu fillon edhe modernizimi perëndimor i shtetit shqiptar, i cili deri tani ka qenë i uzurpuar nga korrupsioni antishqiptar dhe krimi i organizuar. Por, në këtë treg ballkanik, Shqiperia pa korrupsion dhe me sistem demokratik real, të ndërtuar mbi drejtësinë e pavarur, do të jetë një pikë qendrore.
“Fati i Shqipërisë u rikthye drejt Europes” – kështu do thoshte sot poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, po të ishte gjallë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143