Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Çfarë i bashkon Tom Doshin dhe Jozefina Topallin?

$
0
0

Deputeti i pavarur por që voton për mazhorancën në Kuvend Tom Doshi dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin në Kuvend në të kaluarën, me akuza të rënda të ndërsjellta.

Por sot ata kanë qenë më pranë se kurrë.

Në fakt, si Doshi ashtu edhe Topalli, kanë marrë pjesë në ceremonin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Duke qenë se janë që të dy deputetë të qarkut të Shkodrës dhe sidomos katolikë, ata nuk mund të mungonin në këtë event.

Sot ishte nji dite e madhe për mue kur pashë shqiptarët e Shqipnisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë të bashkuem prej Nanë Terezës e të njoftun prej gjithë botës. Përjetova nji moment të madh e të pashlyeshëm. Shejtnimi i saj nga Papa Françesku dhe kenja e saj ikonë e humanizmit botnor e nderon çdo Shqiptar”, – u shpreh Doshi, i cili duket mjaft i gëzuar teksa Papa Françesku duket se i kalon pranë, sikurse edhe ka paraqitur me foto.

Ndërkohë Topalli, e cila është shfaqur e ulur, herë pranë Ilir Metës dhe herë pranë Sali Berishës, u shpreh për ngjarjen e madhe se ishte një “Dite historike!”./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143