Vajza e deputetes socialiste Ledi Shamku dhe e këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, Anna Shkreli, i ka kushtuar disa vargje të veçanta mamasë së saj me rastin e ditëlindjes.
E diplomuar në Bolonja për letërsi, si mamaja e saj gjuhologe, Anna Shkreli i ka shprehur dashurinë të ëmës, por në mënyrë të pashmangshme ka rënë në vorbullën e politikës, ku prindërit e saj por edhe ajo vetë disi, është e përfshirë.
Në fakt, ka kohë që flitet për fejesën e vajzës së socialistëve “par exellance”, pra Anna Shkrelin, me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Ndaj një kunjë e përdorur nga Anna Shkreli për kolegen dhe pararendësen e Këlliçit në krye të FRPD merr më tepër kuptim, pasi në urim ajo tallet përmes një metafore me Greta Koçin.
Ja çfarë shkruan për të ëmën, së bashku me një foto përkatëse, vajza e Shkrelit dhe Shamkut, e cila në profilin e saj në facebook e ka zakon të publikojë momente të bukura nga jeta e saj luksoze jashtë vendit:
Qe nje periudhe, e turpshme do thoja, qe per afro 4 apo 5 vite rresht pyetjes ‘Sa vjec e ke mamin?’ i pergjigjesha perhere me “28”. Une isha 7 dhe mesa duket se kisha kuptuar akoma qe koha kalon, megjithse vete i kisha fryre 7 here qirinjte. Such a slow learner Anna, si gjithmone! Sot qe me jepet mundesia dua te te kerkoj falje qe i kam shtuar tone “greta koci-zmi’ jetes sate me kete episod.
Duke lene kete menjane, kam merak te te them se me ke lene shume pas. Ato qe me ke lene shkojne pertej recetes se ragu-se per te bere pasten ne dimer dhe disa hilesh mbi korigjimin e teksteve. Aftesia per te lene jashte dere cdo problem real e per te degjuar me vemendjen me te madhe sesi shoqja ime e klases se katert ma punoi pas kraheve, dhe koha e pafundme e dedikuar per tme shpjeguar te gjithe turqizmat e “Marshi i Barabait’ jane hajmalia me e shtrenjt qe do mbaj perhere me vete si memento e cfare eshte vertet Vlere.
Dhe 100 rockstar.