Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Humbja në Dibër/ ‘Shpërthen’ Majlinda Bregu: Jemi pa strategji!

$
0
0

 

eduard-selami-majlinda-breguPas humbjes së bujshme në Dibër ditën e dielë në garën për bashkinë e këtij qyteti, në Partinë Demokratike ka nisur debati dhe konflikti politik. Në ndryshim nga njëri prej zërave më të ashpër deri dje, Astrit Patozit që ka denoncuar manipulimet e qeverisë, deputetët Selami dhe Bregu nuk kanë bërë asnjë hap pas nga linja e tyre.
Humbja e bashkisë Dibër është bërë shkak për një debat të fortë brenda grupit parlamentar të PD-së. Mesohet se deputeti Eduart Selami ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë për të marrë në analizë rezultatin.
“Kemi pasur katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë”- mësohet të ketë thënë ai.
Sipas Selamit, rezultati në Dibër është ‘për gabimet tona’. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se duhet analizë e gjerë, pasi PD nuk është pronë e kryetarit, por pasuri kombëtare.
Edhe deputetja Majlinda Bregu ka folur me tone të ashpra, duke theksuar se për humbjen e pësuar në Dibër nuk mund t’i shmangemi përgjegjësive.

Majlinda Bregu i është “përveshur” kryetarit të partisë së saj, Lulzim Bashës në mbledhjen e sotme duke kritikuar mënyrën e tij të të bërit fushatë dhe aleancat e gabuara.

Ja fjala e plotë e Bregut në mbledhjen e PD:

“Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë në Dibër dhe i mori të gjitha Rama? Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi asnjë votë?

Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën dhe na blenë.

Ky është fatalizëm.

Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin se jemi në konfuzion total. A e di zoti kryetar që degët tona janë në zhbërje totale. Kanë tre vjet që bëjnë vetëm zgjedhje.

Janë të përçarë dhe të pamotivuar.

E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës. Por nuk kisha menduar kurrë që ne do të shkonim rrokopujë pas tre vitesh.

Dhe e fundit. Unë pyes veten çfarë mund të bëja unë më shumë. Pyeti të gjithë pse nuk bëjmë dot më shumë. Jemi të demotivuar nga ky konfuzion, nga mungesa e strategjisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143